Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Berisha: Dështim i hidhur i Kosovës në Strasburg, i ndihmuar nga qëndrimi antishqiptar i Edi Ramës

Shkruar nga Newsbomb

Ish-kryeministri Sali Berisha e ka quajtur një dështim të hidhur dhe të pamerituar miratimin e rezolutës për Kosovën nga Këshilli Europian. Berisha bën përgjegjës qëndrimin, sipas tij, të papërgjegjshëm të kryeministrit Edi Rama, ka urdhëruar kryetaren e delegacionit shqiptar që të mos shkojë në Bruksel.

“Një dështim i hidhur, i pamerituar për Kosovën dje në Strasburg, por si të thuash edhe i ndihmuar me qëllim nga Edvin Kristaq Rama!

Teë dashur miq, dje në Strasburg, Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës (APKE) miratoi një rezolutë që për dështimin tonë dhe suksesin e serbëve, kërkon rritjen e rolit të UNMIK-ut në Kosovë. Ky ishte një dështim i hidhur dhe i pamerituar për Kosovën dhe shqiptarët në tërësi, që u lehtësua e ndofta u bë i mundur nga qëndrimi i papërgjegjshëm i qëllimshëm antishqiptar i Edi Ramës.

Rezoluta për Kosovën kishte muaj që prgatitej dhe kjo dihej zyrtarisht. Diskutimi parapërfundimtar i saj ishte caktuar të bëhej më dt 8 dhjetor 201d në Komitetin Politik të APKE që është dhe komiteti më kryesor i kësaj asambleje. Ky komitet përbëhet nga të gjithë kryetarët e delegacioneve të vendeve anëtare të Këshillit të Europës. Anëtarja e këtij komiteti, kryetarja e delegacionit shqiptar, zonja Valentina Leskaj me urdhër të Edi Ramës, në një akt të papërgjegjshëm dhe antishqiptar nuk shkon në mbledhjen e komitetit politik që u zhvillua më dt 8 dhjetor 2015 në Bruksel ku do të diskutohej rezoluta për Kosovën.

Përfaqësuesi i Serbisë, duke përfituar nga kjo mungesë arrin të propozojë dhe miratojë në atë mbledhje tre amendamente që nuk ishin në rezolutë dhe që dëmtonin jo pak Kosovën, ndër të cilët edhe amendamenti që bën thirrje për rikthim të rolit të UNMIK-ut në Kosovë. Sigurisht ky ishte një sukses i përfaqësuesit të Serbisë, i lehtësuar dhe bërë i mundur nga mungesa e përfaqësuesit të Shqipërisë në mbledhje. Dënoj me ashpërsinë më të madhe qëndrimin e papërgjegjeshëm dhe antishqiptar të koordinuar me Beogradin të Edvin Kristaq Rames, për mosdërgimin më dt 8 dhjetor në komitetin politik të APKE të përfaqësueses shqiptare”.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese

op
ed