Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Berisha denoncon në Forumin e Bakut: Çfarë i lidh ambiciet e Rusisë dhe projektet e Sorosit në Ballkan? S’e di, por është e rrezikshme dhe duhet të ndalet!

Shkruar nga Newsbomb
Berisha denoncon në Forumin e Bakut: Çfarë i lidh ambiciet e

Ish-kryeministri Sali Berisha ka denoncuar sot në Forumin e Bakut në Azerbajxhan ato që i ka quajtur si lidhje mes ambicieve të Rusisë në rajonin e Ballkanit dhe projekteve të Sorosit.

Berisha tha gjatë fjalës së tij në panelin e diskutantëve se si Soros dhe ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov kanë mbështetur “Ballkanin e Hapur”. Se cila është lidhja, tha Berisha, nuk e di – por duhet të ndalet se është e rrezikshme.

Berisha denoncoi edhe armatimin e Serbisë nga Rusia dhe Kina, si dhe tentativën për ndryshimin e kufijve mes Kosovës dhe Serbisë.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Këndvështrimet e mija janë të ndryshme, sepse kështu jam, një vërtet opozitar. Një ndikim i fortë i Rusisë në rajon si dhe krimi i organizuar me lidhje në nivelet më të larta, janë problem. Presidenti i Serbisë u betua për Serbinë e madhe dhe tha se Milloshevici ishte një lider i madh por me gabime. Ai e mban konfliktin të vazhduar. Por nëse aty shkojnë armë ruse dhe kineze në atë kohë kur Serbia kërcënohet nga askushi, mendoj se kjo është shqetësuese. Askush nuk e kërcënon Serbinë. Në Bruksel kanë firmosur disa marrëveshje, disa janë zbatuar disa janë në letër. Një iniciativë ka shkuar kot, ka qenë një iniciativë për ndryshimin e kufijve me Kosovën, një projekt i mbështetur nga Rusia, që do të hapte kutinë e Pandorës në rajon. Fatkeqësisht, projekti gjeti mbështetje të një lobimi të fortë të multimilarderit George Soros, i cili e paraqiti projektin si një projekt të Fondacionit Shoqëria e Hapur. Pas dështimit të projektit, ne u kthyem në ato pozita ku ishim.

Kishim procesin e Berlinit, një proces i mirë, një ombrellë për të mos na bojkotuar. Por më pas filloi minishengeni ballkanik tre, Serbia, Maqedonia e Veriut dhe fatkeqësisht vendi im. U kthye në një aleancë trepalëshe në vend që të ishin 6 shtete. Sergei Lavrov synonte të vizitonte Serbinë, fatmirësisht nuk e lejuan. Ai të nesërmen tha se po shkoja aty për të mbështetur Ballkanin e Hapur. Ballkanin e Hapur e ka mbështetur fuqishëm George Soros, kemi një përshtjellim për të kuptuar lidhjet e influencës ruse dhe projektet e Sorosit në rajon. Është e rrezikshme.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll