Hapësire reklamuese

Aktualitet

Berisha denoncon lavazhin: I mori 100 mijë lekë për larjen e makinës shqiptarit nga Kosova

Shkruar nga Newsbomb
Berisha denoncon lavazhin: I mori 100 mijë lekë për larjen e

Në mesazhet e ish-kryeministrit Sali Berisha ka mbërritur një denoncim nga një shqiptar nga Kosova.

Ai thotë se kishte konstatuar makinën e tij të bërë pis dhe shkoi në një lavazh për ta larë me një ujë special. Kishin rënë dakord me lavazhierin që shërbimi kushtonte 60 mijë lekë të vjetra, por në fund ata i kishin kërkuar 100 mijë lekë të vjetra.

Denoncuesi nuk bën me dije vendin ku e ka larë makinën, opr mendon se kjo padrejtësi i është bërë vetëm sepse është shtetas kosovar.

Denoncimi i Sali Berishës

Sherbim plaçkites!

Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital! sb

Mirdita Zotri Doktor,

jam një Qytetar nga Kosova, ku vi qe 10 vite rregullisht ne Shqipri per pushime. Para një dite shkova në Garazhde për ta marr makinen time dhe pash gjamin e makines qe ishte bër pis nga uji i betonit qe kishte pik aty. Pastaj ika me nje lavazh qe ta pastroj gjamin me nje uje special. Në fillim ishum dakord qe aj pastrim do të me kushtoj 6000 Lek (të reja). Kur perfundoj punen më kerkoj 10.000 Lek të reja. Kur une fillova të pyes pse kaq shum, ai mi mori qelsat e makines dhe më tha qe ai i don Lekt. Une besoj kjo qe më ka ndodh mua është sepse isha nga Kosova.

Më respekt

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll