Tirana
light rain
25.5 ° C
25.5 °
25.5 °
61 %
1.5kmh
20 %
Die
24 °
Hën
26 °
Mar
26 °
Mër
26 °
Enj
27 °
E diel, 4 Qershor, 2023

Berisha denoncoi vaksinat e skaduara, reagon ISHP: Dozat që vijnë në Shqipëri monitorohen, këto deklarata bëhen për të penguar vaksinimin

Lajme të ngjashëm

Instituti i Shëndetit Publik ka reaguar pas denoncimit t ëish-kryeministrit Sali Berisha, i cili tha se vaksinat që po iu bëhen qytetarëve shqiptarë janë të skaduara.

Në një postim në faqen zyrtare, ISHP shkruan se vaksinat që vijnë në Shqipëri kalojnë në filtrin rregullator dhe monitorohen me rigorizitet për datën e skadencës.

Sipas reagimit të ISHP, deklarat të tilla janë një mënyrë primitive për të penguar procesin e vaksinimit.

Reagimi i ISHP:

Vaksinat të sigurta, metodat primitive nuk do e ndalin procesin jetik të vaksinimit Në vijim të procesit të monitorimit dhe adresimit tê situatës së Pandemisë COVID-19, pjesë e së cilës është dhe vaksinimi masiv i popullatës që vijon me intensitet dhe përgjegjshmëri në të gjithë territorin e vendit, pa u ndalur asnjë ditë, në qendrat e vaksinimit masiv, qendrat shëndetësore, në komunitet, derë më derë dhe pranë universiteteve, ju bejmë me dije se TË GJITHA vaksinat e ardhura vijojnë të kalojnë në filtrin rregullator dhe monitorohen me rigorizitet për datën e skadencës.

Çdo përpjekje për të krijuar kaos me TË PAVERTETA për çeshtjen e skadencës së vaksinave është një mënyrë primitive për të penguar procesin e nevojshëm/ jetik dhe të pandalshëm të vaksinimit. Persa i përket monitorimit edhe të skadencës, vaksinatorët janë mirëfilli të trajnuar. Kjo nuk është fushata e parë e vaksinimit, programi kombëtar i vaksinimit është një nga vlerat e rëndesishme të sistemit shëndetësor publik, prandaj ne kemi garancinë e procesit. Ftojmë të gjithë qytetarët që të vijojnë me vaksinimin si zgjidhja e vetme për t’i dhënë fund pandemisë! VAKSINOHUNI! VAKSINIHUNI! VAKSINOHUNI! RESPEKTONI MASAT E PARANDALIMIT TË INFEKSIONIT!


Më shumë