Tirana
broken clouds
10.5 ° C
10.5 °
10.5 °
93 %
2.6kmh
75 %
Pre
18 °
Sht
16 °
Die
16 °
Hën
14 °
Mar
11 °
E premte, 9 Dhjetor, 2022

Berisha dënon marrëveshjen Serbi-Rusi në Nju Jork: Vuçiç, një Putin i vogël! Kërcënim për paqen në rajon

spot_img

Lajme të ngjashëm

Ish-kryeministri Sali Berisha ka dënuar marrëveshjen e nënshkruar nga ministrat e Jashtëm të Serbisë dhe Rusisë gjatë Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork.

Berisha thotë se marrëveshja e nënshkruar nga Selakoviç dhe Lavrov, për bashkëpunimin politik mes dy vendeve tregon se presidenti serb Aleksandër Vuçiç është “një Putin i vogël”. Ai thotë se kjo marrëveshje kërcënon paqen dhe stabilitetin në rajon.

Reagimi i Berishës:

Marreveshja Serbo- Ruse ne Neë York, nje kercenim i ri per Ballkanin Perendimor!

Te dashur miq, ministri i jashtem i Putin, Sergei Lavrov pasi deshtoi ne udhetimin e tij drejt Beogradit ne fillim te qershorit te ketij viti, vizite ne te cilen, siç deklaroi vete, do te shprehte mbeshtetjen per Ballkanin e Hapur, u takua dy dite me pare ne Seline e OKB dhe firmosi me ministrin e jashtem te Serbise, Nikolla Selakoviç, Marreveshjen per Bashkepunimin ne Politiken e Jashtme midis Moskes dhe Beogradit.

Kjo marreveshje deshmon qarte dhe perfundimisht se Serbia po sillet si Rusi e vogel dhe presidenti i saj Vuçiç eshte nje Putin i vogel ne Rajonin tone.

Marreveshja e Beogradit me Mosken pas agresionit rus ne zemer te Europes ndaj nje vendi te lire, Ukraines, fakton se sa iluzive jane perpjekjet per te shkeputur Putinin e vogel te Serbise nga Putini i Madh i Rusise.

Duke denuar me force kete si nje kercenim per paqen ne rajonin tone, shtoj se marreveshja per bashkepunim ne politiken e jashtme midis Moskes dhe Beogradit provon gjithshtu se Edi Rama, ky vasal i Vuçiçit me mbeshtetjen e Ballkanit te Hapur po punon me perkushtim per hegjemonine ruso – serbe dhe destabilizimin e rajonit dhe kunder interesave kombetare te shqiptareve. sb

Më shumë




spot_img








spot_img