Tirana
clear sky
22 ° C
22 °
22 °
53 %
3.1kmh
0 %
Pre
20 °
Sht
25 °
Die
27 °
Hën
26 °
Mar
26 °
E premte, 7 Maj, 2021
spot_img

Berisha del sërish bllof, ja e vërteta e pistës së avionit në Tepelenë (Foto aktuale)

spot_img

Lajme të ngjashëm

879feb131652e0f6b3e3d7017fa32142

Ish-kryeministri Sali Berisha denoncoi dje përmes fotografive satelitore të shërbimit “Apple Maps”, ndërtimin e një piste avionësh në thellësi të zonës malore mes Tepelenës dhe Gjirokastrës, në një shpat mali.

Berisha hedh dyshimet për “pistën klandestine” të avionëve dhe përdorimin e saj për trafik droge madje i bën thirrje Prokurorisë të hetojë, por denoncimi i ish-kryeministrit ka vënë në lëvizje Policinë e Shtetit e cila prej disa ditësh ka nisur një aksion të madh anti-kanabis në të gjithë vendin.

Por kjo fotografi aktuale nga vendngjarja tregon një realitet krejt ndryshe. “Pista e avionëve” rezulton të jetë vetëm një fushë e mbjellë me jonxhë nga ndonjë fshatar i zonës dhe e rrethuar me një gardh druri, raporton Newsbomb.al.

14812832_10155279188443765_177975277_o.jpg

Brenda fushës madje gjenden maja shkëmbinjsh, ndërsa rreth saj ka pemë, çka do ta bënte të pamundur përdorimin e saj si pistë për ulje-ngritjen e avionëve. Ajo që vihet re nga foto aktuale është se fusha nuk është e niveluar, ndërsa fotot satelitore të postuara nga Berisha mendohet se e tegojnë fushën gjatë një periudhe kur është punuar me mjete bujqësore. /Newsbomb.al/

Ssdqfadfdfhot_1.jpg

Denoncimi i Berishës

spot_img

Më shumë

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img