Hapësire reklamuese

Politikë

Berisha: Dalin të palarat e stadiumit me kullë të Olsi dhe Edi Ramës, ja afera e pistë

Shkruar nga Newsbomb

Ish-kryeministri Sali Berisha ka postuar ditën e sotme një shkrim në profilin e tij zyrtar nga portali “Exit”, që akuzon kryeministrin Edi Rama si pjesëmarrës në mega-aferën e Arenës Kombëtare.

Sipas Berishës, “duke dhëne si koncesion pa afat, pra përjetë, të mbi 100 mijë metër katror tokë firmës për ndërimin e stadiumit (e cila do të paguhet me 50 milion euro para të shqiptarëve) faktikisht i shndërron ato në pronën e tij familjare”.

Postimi i plotë:

Dalin te palarat e Kulles faqe zi te Olsi dhe Edi Rames dhe stadiumit!

Te dashur miq, portali Exit.al duke investiguar mega aferen e piste te kulles 24 kateshe te Olsi, Edi Rames dhe stadiumit, tashme dihet se tenderimi i "kulles Rama", qe flitet se do marre emerin e babait te tyre Kristaq Rama, xhelatit te intelektualve si Havzi Nela, u be me pjesemarrjen e vetem te nje kompanie, pra pa gare dhe ne kundershtim flagrant me te gjitha ligjet. Fituesi i tenderit u shpall muaj para miratimit te projektit ne Keshillin e Kombetar te Territorit te vendit. Me kete afere, Edvin Kristaq Rama kryen vjedhjen me flagrante qe mund te kete ndodhur ndonjehere.

Ai duke dhene si koncesion pa afat, pra perjete, te mbi 100 mije meter katror toke firmes per nderimin e stadiumit (e cila do te paguhet me 50 milion euro para te shqiptareve) faktikisht i shnderron ato ne pronen e tij familjare!

Madje exit.al gjen se nga 90 mije metra katror siperfaqe ndertimi, FSHF do kete te vetat vetem 12 mije, ndersa te tjerat do jene prone e vllaçkove rekordmen europian per vjedhjen e pasurive te shtetit te tyre.

Gazetari hetues ka gjetur gjithashtu se "Leja ndërtimore zbulon një fakt të pa njohur në publik: projektues i stadiumit, së bashku me firmën italiane Archea Achitecti, është studioja shqiptare Atelier 4, e cila në fakt ka firmosur edhe dokumentat si projektuese e stadiumit."

Alban Eftimi eshte nje nga bashkehajdutet e Rames i vjeter dhe me kryesor, i cili gjate periudhes se Rames si kryatar bashkie shiste per llogari te tij 80% te lejeve te ndertimit te Bashkise se Tiranes. Per hollesi me te medha lexojeni vete hetimin e tyre te guximshem. sb

"Leja e stadiumit me kullë 24 katëshe zbulon klientelizmin dhe paligjshmërinë e tij

Këshilli Kombëtar i Territorit ka miratuar para një muaji lejen Zhvillimore për ndërtimin e stadiumit të ri kombëtar, të ashtuquajtur Arena e Kombëtares, e cila është bërë publike së fundmi në faqen e Ministrisë së Zhvillimit Urban.

Leja zhvillimore, e cila i paraprin lejes ndërtimore, ka parashikuar ndërtimin e stadiumit të ri, i cili do të ketë vetëm një kat nëntokësor, do të ketë lartësinë e një ndërtese 7 katëshe dhe do të ketë një kullë të lartë 24 kate.

E gjithë sipërfaqja e ndërtimit të stadiumit do të jetë pak më shumë se 90 mijë metra katrore, nga të cilat 69 mijë mbi tokë. Sikurse është bërë e ditur nga Arben Dervishi, përfaqësues i FSHF-së në Opinion më datë 26 prill, FSHF do të përfitojë vetëm rreth 12 mijë metra katore. Kjo do të thotë që kompania private, e cila do të ndërtojë stadiumin do të përfitojë gati 57 mijë metra katrore.

Leja ndërtimore zbulon një fakt të pa njohur në publik: projektues i stadiumit, së bashku me firmën italiane Archea Achitecti, është studioja shqiptare Atelier 4, e cila në fakt ka firmosur edhe dokumentat si projektuese e stadiumit.

Atelier 4 është një studio e shumëpërfolur për lidhje klienteliste me Zotin Rama që nga koha kur ky ishte kryebashkiak i Tiranës. Në media, veçanërisht nga opozita, Atelier 4 dhe pronari i saj Alban Eftimiu janë komentuar e akuzuar shpesh si pjesë e një skeme klienteliste korruptive të ngritur nga Zoti Rama me lejet e ndërtimit në Tiranë.

Pas zgjedhjes kryeministër të Zotit Rama, Atelier 4 është bërë përfituesi kryesor i të gjitha tenderave të qeverisë në fushën e planifikimit urban në vend. Sipas një llogaritje të përafërt, gjatë dy viteve të fundit Atelier 4 ka përfituar kontrata, vetë apo në bashkëpunim me të tjerë, me vlerë të paktën 2 milionë euro. Ndër të tjera, Atelier 4 është bashkëprojektuesja e këndit të shumë përfolur të lojrave në Parkun e Liqenit.

Nga ana tjetër, leja zhvillimore duket se është dhënë në shkelje të ligjit dhe procedurave. Rregullat e miratuara nga vetë qeveria kërkojnë që për të marrë leje zhvillimore kërkuesi duhet të paraqesë projektin e plotë arkitektonik për të gjitha nivelet e strukturës, së bashku me relacionin shjegues ku përshkruhen edhe rifiniturat.

Por leja për stadiumin është dhënë pa patur një projekt të tillë, por bazuar vetëm mbi rendera të gjeneruar nga programe kompjuterike. Madje, në kohën që është dhënë leja, vetë arkitekti kryesor (të paktën në emër) Marco Casamonti pranoi publikisht se projekti i stadiumit do të zhvillohet në të ardhmen dhe ajo që ai ishte paraqitur ishte një projekt ide.

Formula e zhvillimit të projektit, e paprecedentë në botë dhe krejtësisht jo transparente; investimi total personal i Kryeministrit Rama në të, duke marrë përsipër jo vetëm dhënien e të gjitha lejeve dhe vendimeve të nevojshme qeveritare, por edhe mbrojtjen publike të projektit; dizenjimi i projektit nga arkitektët më të afërt të Zotit Rama në dekadat e fundit, edhe pse teorikisht projekti është bërë nga një kompani private; dhe shkeljet e procedurave dhe ligjeve për miratimin e tij, janë treguesë që nuk mund të mos ngrjnë dyshime serioze për jo vetëm për klientelizëm por edhe për përfitime korruptive nga Kryeministri Rama nga ky projekt."

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu