Ish-kryeministri Sali Berisha është zotuar se nëse ai vjen në pushtet do të firmosë një marrëveshje me Kosovën për shtetësinë.
Ai tha se çdo shqiptar nga të dyja anët e kufirit, do ketë të drejtën të zgjedhë shtetësinë që do, ose të mbajë dy shtetësi.
“Për fat të keq, është reale. Shqiptarët nuk e njohin mirë historinë, Kosovën e dorëzuan tek divizionet serbomalazeze të Titos. Kjo është e vërteta. Ato nuk futeshin dot në Kosovë. Enver Hoxha thotë se bëmë mirë që ia lamë jugosllavisë. Unë ju garantoj ju, se prapa projektit të Ballkanit të Hapur, Aleksandër Vuçiç, nuk synon asgjë tjetër veçse çvlerësimin e Kosovës, dhe së fundmi siç ishte në projekt, ndarja e saj.
Shqipëria, një nga marrëveshjet që do firmosë me Kosovën do jetë marrëveshja e shtetësisë. Cilido shqiptar, në të dyja anët e kufirit, do ketë të drejtën të zgjedhë shtetësinë që do ose të mbajë dy shtetësinë. Me Kosovën do hiqet ajo që Edi Rama i ofron Serbisë, Shqipëria do ia ofrojë Kosovës. Do lobojë për njohje të saj ndërkombëtare dhe do ta mbështesë Kosovës në denoncimin e Serbisë në gjykata ndërkombëtare për gjenocidin ciklik serb në veriun e Shqipërisë”, tha Berisha.