Tirana
light rain
23.5 ° C
23.5 °
23.5 °
78 %
5.7kmh
75 %
Die
24 °
Hën
26 °
Mar
29 °
Mër
30 °
Enj
31 °
E diel, 29 Maj, 2022
spot_img

Berisha bën PARALAJMËRIMIN e fortë: Përgjimet po ziejnë, janë në fazën e diferencimit të zërit! Arjan Ndoji duhet mbrojtur, do e zhdukin

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Ish-kryeministri Sali Berisha referuar deklaratave të Edi Ramës ndaj SPAK është shprehur se kryeministri ndihet i kërcënuar nga drejtësia dhe nga opozita.

Berisha paralajmëroi se shumë shpejt në përgjimet të cilat i kanë disa shtete do të dalin emra të njohur të politikës dhe biznesit shqiptar. Sipas ish-kryeministrit një prej tyre do të jetë edhe Edi Rama.

I ndalur te atentati ndaj prokurorit Arjan Ndoj, Berisha tha se ai duhet marrë në mbrojtje pasi në të kundërt do ta ekzekutojnë.

 “Edi Rama ndihet i kërcënuar nga drejtësia, edhe nga opozita ime. Por ka një gjë, ai është mes dy zjarreve, ai e di tani që nuk ka më opozitë si më përpara. Un po vi nga Parlamenti. Një nga çështjet është dëshmia e Arjan Ndojit, Arjan Ndoi një prokuror që unë e kam sulmuar. I tha hapur që je i regjistruar me bandit. Arjan Ndojit i shkreu një karikator, nuk mjaftoi karikatorja po të nesërme doli edhe Edi Rama me një karikatore tjetër, po lere rehat se po vdes atje.

SPAKU është në presione të tmerrshme. Atë e zhdukin, duhet mbrojtur Arjan Ndoja. Ata të telefonit special po ziejnë dhe tani janë në fazat e diferencimit të zërave. Nuk i kanë vetëm belgët por i kanë disa shtete dhe këtu në Shqipëri dalin ministra, biznesmenë, por janë thjesht në fazën e diferencimit të zërave. Thuhet që do të dalë edhe Edi Rama, por po bëhet ekspertiza e zërit. Në momentin e duhur ata do i nxjerrin”, tha ai,

Ndërsa, sa i përket denoncimeve ndaj tij në SPAK, Berisha u shpreh se ka zbatuar ligjin dhe të dorëzohet në SPAK çdo akt që ka firmën e tij.

“I ka çuar, nga 2013 deri më sot, Ëngjëlla Gaçi dhe të tjerë kanë dërguar me urdhër të tij qindra vendime në Prokurori. Unë i them të çojë çdo akt që ka firmën e Sali Berishës, nuk kam asnjë kundërshtim”, tha Berisha.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_imgspot_img
spot_img