Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Berisha bën denoncimin e fortë: SPAK ka dosjen, u planifikua vrasja e Miftar Dautit

Shkruar nga Newsbomb
Berisha bën denoncimin e fortë: SPAK ka dosjen, u planifikua vrasja e

Ish-kryeministri Sali Berisha, nga dritarja u ka folur simpatizantëve të tij të cilët ishin duke protestuar poshtë banesës së tij.

Gjatë fjalës së tij Berisha ka thënë se në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka mbërritur një dosje, ku sipas tij është plani për eleminimin fizik të kandidatit të Partisë Demokratike në Bashkinë Has, Miftar Dauti.

“Sot do u them shkakun themelor. Në çdo gjë që kemi në vlerat tona politike, supervlerë ne kemi votën e lirë. Por në qoftë se Edi Rama, ministrat e tij, Dumani, Doshi e me radhë, Gjiknuri, Manja, e të tjerë, janë vrasës të saj në terren, Dumani, Kraja dhe horat e tjerë janë vrasës të saj në dosjet që nuk i hapin kurrë. Miqtë e mi, këta janë laro. Këta janë armiq të lirive tuaja, të lirive të shqiptarëve.

Këta, për ata që ndajnë me kriminelët në qeveri, janë gati të shkelmojnë mbi lirinë tuaj më themelore, votën. Vetëm pak muaj më parë, në zyrat e ekstremistit Altin Dumani mbërrin dosja zyrtare, e firmosur nga zyrtarë, në të cilën dëshmohet se falangat e partisë së krimit, meqenëse nuk fitonin Hasin, kërkonin të eliminonin kandidatin e PD”, tha Berisha, duke mos dhënë më tepër detaje në vijim lidhur me këtë denoncim të bërë nga ai.

LEXO EDHE: Berishën s’e ndal arresti në shtëpi, shënjestron Altin Dumanin: Vrasës!

Kujtojmë se në 30 dhjetor GJKKO pranoi kërkesën e Prokurorisë së Posaçme, duke caktuar masën “Arrest Shtëpie” për Sali Berishën, teksa gjyqtare ka qenë Irena Gjoka, për të cilën avokatët e liderit të PD-së kërkuan përjashtimin e saj.

Siç dihet, SPAK kishte kërkuar masë më shtrënguese për ish kryeministrin, pasi ky i fundit nuk iu bind vendimit të parë për detyrim paraqitje. Ish-kryeministri Sali Berisha është në hetim për korrupsion pasiv nga funksionarë të lartë, vepër penale e kryer në bashkëpunim.

Ndërkohë, ditën e sotme avokatët dorëzuan në gjykatën e Apelit ankimimin për masën e sigurisë “arrest shtëpie” me mbikqyrje ndaj ish kryeministrit Sali Berisha në hetim lidhur me aferën e privatizimit të kompleksit sportiv Partizani. Ankimimi është bërë brenda afatit pesëditor që thotë ligji.

LEXO EDHE: GJKKO e la në “arrest shtëpie”, avokatët e Berishës dorëzojnë ankimimin në Apel

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese