Hapësire reklamuese


Politikë

Berisha bën deklaratën e fortë: Erion Veliaj po ndikon te dënimi i Alqi Bllakos, e kanë çliruar nga akuza e korrupsionit

Shkruar nga Newsbomb
Berisha bën deklaratën e fortë: Erion Veliaj po ndikon te

Ish-kryeministri Sali Berisha në një konferencë për media ka bërë një deklaratë të fortë, duke thënë se Alqi Bllako i është hequr akuza e korrupsionit.

Sipas Berishës, Bllako qëndron pas hekurave tashmë vetëm për akuzën e shpërdorimit të detyrës, në lidhje me aferën e inceneratorëve.

“Erion Veliaj, jo vetëm që nuk hapet ndjekje penale ndaj tij, por ndikon në mënyrën më antiligjore në dënimin e Alqi Bllakos. Duhet t’u them unë ju këtu, nga pikëpamja zyrtare, për aq sa është firmë, në nivelin e tij, Alqi Bllako është më përgjegjës se çdo njeri tjetër në aferën e djegësave.

Në aferën e ndjekësave është sekretari i përgjithshëm i të gjithë çorbës së djegësave. Dhe Alqi Bllako, do studioj të gjithë dispozitivin, por disa informacione më thonë se e kanë çliruar fare nga akuza e korrupsionit”, tha Berisha ndër të tjera.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Nuk jam i sigurt. Nëse jam gabim, do e tërheq. Por informacionet e para më thonë se nuk është dënuar për korrupsion. Nuk i është prekur asnjë qindarkë nga pasuria e tij. Alqi Bllako ishte njeriu më i ngushtë i Erion Velisë. Lefterin nuk e kishte për gjë ai. Lefteri ishte Ladru Utile. Dhe mirë ia bënë, nuk kam asnjë keqardhje. Por në ministrinë e Lefterit, Alqi është personi përgjegjës direkt për të gjitha aferat, për të tre djegësat.

Tani më rezulton se e kanë akuzuar për shpërdorim detyre dhe jo për korrupsion. Dhe ky është një akt i shëmtuar, një akt i turpshëm. Akuzon për korrupsion, dhe absolutisht është e drejtë, Arben Ahmetajn pse përfaqësuesi i tij në komision ka votuar pro, në një kohë kur të gjitha këto janë bërë nën mbikëqyrjen direkte të Alqi Bllakos.

U ndala te Alqi, jo se për të tjerët nuk kam, por ky është më flagranti.Qëndrimi ndaj Alqit, prokurori apo gjykatësi se duhet t’i sqaroj, po njeriu që e ka çliruar Alqin nga vepra e korrupsionit, është një kriminel i korruptuar kokë e këmbë dhe kurrë ndonjëherë nuk do i shpëtojë ligjit për këtë veprim që ka bërë.

Drejtësia vonon, por nuk harron. Ju e morët vesh që shefi i OLAF-it u dënua me një vit burg se manipuloi dosjen Vlahutin të denoncuar nga ne.

E denoncuam, e hetoi edhe Parlamenti Europian. E përshëndes nxjerrjen e saj nga komisioni me ceremoni. Por ajo duhej të ishte në vend të shefit të saj. Por shefi i vet, nuk e di si ia mori zoti mendtë dhe vendosi të bëjë dënimin në vend të Vlahutinit”, tha Berisha ndër të tjera.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese