Tirana
few clouds
17.5 ° C
17.5 °
17.5 °
88 %
1kmh
20 %
Sht
27 °
Die
22 °
Hën
25 °
Mar
25 °
Mër
24 °
E shtunë, 1 Tetor, 2022

Berisha bën deklaratën e FORTË: Drejtorë të ministrive po kërkojnë VOTAT në Dibër, fotografojini!

spot_img

Lajme të ngjashëm

Ish-kryeministri Sali Berisha zhvilloi një takim këtë të premte me demokratët e Dibrës, ku prezantoi kandidatin për kryebashkiak, Premtim Kryemadhi.

Nga Dibra Berisha bëri një deklaratë të fortë ku tha se dhjetëra drejtorë të Ministrisë së Drejtësisë dhe asaj të Transportit, kanë shkuar në Dibër këto ditë për të kërkuar vota për zgjedhjet e 6 Marsit.

“Këto ditë, dhjetëra drejtorë të Ministrisë së Drejtësisë dhe asaj të Punëve Publike vërshojnë drejt Peshkopisë me veturat e shtetit, me naftë të paguar nga shteti, në kundërshtim të ligjit elektoral. Çfarë janë këta? Janë kriminelë elektoralë që të gjithë. prandaj ju ftoj t’ua fotografoni targat e makinave, t’i fotografoni vetë, vendi i tyre nuk është në fushatë sipas ligjit, por t’i shërbejnë qytetarëve. Kryemadhin, kandidatin e Shtëpisë së Lirisë, duke ju dhënë fjalën se këtë votë, Premtimi do ta kthejë në shërbime ndaj jush.

Rrugët këtu janë siç kanë qenë, të paasfaltuara, shërbimi shëndetësor pothuajse nuk ekziston. Nëse gjatë luftës në Kosovë, ju kishit këtu dhe një spital të UCK, sot nuk keni më shërbimin minimal shëndetësor. Sot, energjia elektrike këtu mungon në shumë e shumë ditë dhe javë të vitit. Çmimet këtu në Kala janë qartësisht më të shtrenjta se në çdo zonë tjetër të vendit. 1 kë miell që në 2013 kushtonte 460 lekë, sot kushton 600 e ca lekë, kurse në Kala shkon dhe 700 lekë. Për të shkuar në Tiranë, ju paguani taksë.

Edi Rama rreh gjoksin se shqiptarët do të vijnë nga Londra në Kukës me 19 euro, por banorë te Kalasë për të shkuar në Tiranë e për t’u kthyer u duhet të paguajnë 10 euro. Pra, një diskriminim i pafalshëm dhe i palejueshëm”, tha Berisha.

Më shumë


spot_img
spot_img

spot_img