Kreu i PD, Sali Berisha ka folur edhe një herë në deklaratë për media për sulmin kibernetik ndaj portaleve qeveritare dhe sistemit TIMS.
Bersha hodhi akuza të forta duke thënë se sistemi TIMS sipas tij është sulmuar nga hakera qeveritarë me qëllimin për të zhdukur të gjitha gjurmët e lidhjeve të qeveritarëve deputeteve me grupe trafikantësh.
“Sistemi TIMS sipas burimeve serioze është sulmuar nga hakera qeveritarë me qëllimin për të zhdukur të gjitha gjurmët e lidhjeve të qeveritarëve deputeteve me grupe trafikantësh dhe kriminale dhe udhëtimet e tyre të përbashkëta që janë prove e bashkëpunimit me politikën.
Nxjerrja e të dhënave të kartotekës përbën shkallën më ekstreme të dekonspirimit dhe të dorëzimit të këtij shteti mafioz në duart e krimit”, tha Berisha.