Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Berisha bashkëbisedim me shqiptarët e diasporës: Po rrisim fëmijë për emigracion

Shkruar nga Newsbomb
Berisha bashkëbisedim me shqiptarët e diasporës: Po rrisim

Ish-kryeministri Sali Berisha po zhvillon një bashkëbisedim online me shqiptarët e diasporës.

Berisha tha se vitin e kaluar, në rrafshin demografik, kemi një kthesë dramatike pasi për herë të parë vendi pati 3300 lindje më pak se vdekje.

Ai theksoi se jemi shndërruar në një komb që rrit fëmijë për emigracion, dhe largimi i shqiptarëve vijon dita-ditës.

“Kombi sot është shndërruar në një komb që rrit fëmijë për emigracion, në një kohë kur ju e dini mirë potencialet e jashtëzakonshme që ka Shqipëria si rrallë ndonjë vend tjetër me resurset e saj.”-tha Berisha.

Berisha komentoi edhe legalizimin e kanabisit, teksa nuk la pa përmendur edhe amnistinë fiskale.

“Droga është krim, krim dhe vetëm krim. Cilido vend që legalizon drogën, nuk bën gjë tjetër veçse legalizon në një mënyrë apo tjetrën krimin që sjell ajo.

Në Shqipëri kanabisi që u mboll në vitin 2015 masivisht, krijoi miliarda euro dhe bëri që trafikantët shqiptarë të pushtojnë me ato para tregun e kokainës në vende te Amerikës Latine, dhe Shqipëria të bëhet jo vetëm prodhues kryesor i kanabisit në kontinent por dhe një hap ndër më kryesorët, i kokainës dhe drogave të tjera” tha Berisha.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll