Tirana
overcast clouds
3.5 ° C
3.5 °
3.5 °
70 %
2.6kmh
90 %
Mër
10 °
Enj
13 °
Pre
15 °
Sht
10 °
Die
10 °
E mërkurë, 1 Dhjetor, 2021
spot_img

Berisha-Basha, kilometrat e fundit të një dueli; Çfarë i tha nënsekretari amerikan Riker në zyrë Lulzim Bashës për ish-kreun e PD (TË PATHËNAT)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Kush do të kishte vënë bast paraditen e 19 majit, se disa muaj më vonë do të kishim këtë skenë; Sali Berishën të rikthyer në terren në një fushatë për të rimarrë PD-në, dhe Lulzim Bashën në rezistencë për ta mbajtur drejtimin e forcës më të madhe opozitare në vend.

Vështirë se do ta kishte parashikuar njeri këtë zhvillim, edhe më të guximshmit.

Po ja ku jemi.

Sali Berisha, i shpallur non-grata nga Sekretari amerikan i Shtetit, i përjashtuar nga Grupi Parlamentar i PD, ka kryer pjesën më të madhe të takimeve në qarqet e vendit, të cilat i ka pagëzuar me emrin Foltore. Ai po mbledh firmat për të thirrur Kuvendin e jashtëzakonshëm, ku ka ndërmend të ndryshojë statutin, të largojë Lulzim Bashën, dhe me gjasë, të vendoset vetë në krye të partisë që themeloi 30 vite më parë.

Këto janë kilometrat e fundit të një dueli, që në fund ende nuk dihet çfarë rezultati do të sjellë. Por ama, një gjë është e sigurtë. PD nuk do të jetë më siç ishte në këto 3 dekada.

Paraditen e 19 majit njerëzit më të zënë, më të stresuar në vend, duhet të kenë qënë përgjegjësit e turnit në televizionet informative dhe në portale. Papritur, mbërriti një lajmërim i Sekretarit Blinken. Ai shpalli non-grata Sali Berishën dhe familjarët e tij, me motivin e korrupsionit madhor dhe minimit të demokracisë.

Për një moment pati një hezitim. Por fakti që njoftimi jepej nga Ambasada amerikane në Tiranë, e bënte lajmin të sigurtë. Dhe vërshuan titrat në ekrane. “Sali Berisha non-grata”. U deshën ca orë që të përtypej lajmi.

Ish-kryeministri reagoi brenda ditës, dhe të nesërmen doli në konferencë shtypi. Ai nuk hiqte dorë. Madje vendosi të padisë zotin Blinken për shpifje.

Dhe në ditët që pasuan u krijua ideja që kjo do të ishte një çështje personale e tij.

Por nuk shkoi gjatë dhe doli ndryshe. Në provë tashmë do të vihej PD dhe Lulzim Basha. Zyrtari i lartë amerikan, Riker vizitoi selinë blu nga fundi i qershorit, ku siç kuptohet i ka kërkuar me tone të prera dhe të padyshimta Lulzim Bashës që të përjashtojë Sali Berishën. Kërkesë që një muaj më pas e përsëriti publikisht ambasadorja Kim, në shkallët e PD, në një prej deklaratave më të forta të mandatit të saj…

Artikullin e plotë do ta gjeni në REVISTEN NEWSBOMB.AL që ka dalë në treg sot në 20 tetor në të gjitha pikat e shitjes, nën çmimin 500 lekë

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img