Hapësire reklamuese

Politikë

Berisha: Banda e Fatos Tushes dhunoi egërsisht kreun e PS-së në Krutje dhe kreun e komunës Allkaj

Shkruar nga Newsbomb

Ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar kryetarin e Bashkisë në Lushnje, Fatos Tushen se ka urdhëruar bandën e Hakmarrjes për Drejtësi të dhunojnë kryetarin e Partisë Socialiste në Krutje Pjerin Voglin dhe kreun e komunës Allkaj, Erges Gjordeni.

Sipas Berishës, shkaku mendohet se është denoncimi që Pjerini u ka bërë tek Rama, tenderave që Fatos Tushe, jashtë të gjitha kritereve ju ka dhënë anëtarve të bandës Hakmarrja për Drejtësi.

“Burime të tjera thonë se shkaku është një përshëndetje dhe shtrëngim dore e rastit e Voglit me kandidatin e opozitës. Ngjarja ka shkatuar revoltën e thellë të socialistëve të Krutjes por dhe të punonjësve të shëndetsësisë që kanë respekt për drejtorin e tyre”, shkruan Berisha.

“Mësohet se anëtar të bandës, që keqtrajtuan shtazërisht Voglin, dhe kryetari në largim i bashkisë Fatos Tushe, është paditur në prokurorinë e Lushnjes. Për të qetësuar gjakrat, sot paradite në shtëpinë e Voglit shkoi vet Gramoz Ruçi, i cili iu lut drejtorit të kujdesit shëndetësor të Lushnjes dhe kryetarit të PS të Krutjes, por pa sukses, të mbyllte padinë ndaj anëtarve të bandës dhe Tushes! Kësaj i thonë të rrahin natën dhe të qajnë ditën”, shkruan ish-kryeministri Berisha.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu