Hapësire reklamuese

Politikë

“Berisha, babai i demokracisë që i duhet shqiptarëve”, ish-Presidenti kroat flet pas takimit me kreun e PD: Sulmi ndaj tij ishte atentat

Shkruar nga Newsbomb
“Berisha, babai i demokracisë që i duhet

Ish-Presidenti kroat, Stipe Mesiç e ka cilësuar atentat sulmin ndaj kreut të PD-së, Sali Berisha, dy ditë më parë në protestën e opozitës.

Në një prononcim për mediet, Mesiç u shpreh se u befasua dhe u shqetësua shumë nga ky sulm, ndërsa e cilëson Berishën si “babai i demokracisë në Shqipëri dhe më gjerë”.

“Isha mysafir në Shqipëri, gjatë ditëve që isha këtu dëgjova për sulmin që u bë këtu dhe më shqetësoi shumë. U befasova për shkak se Berisha është babai i demokracisë në Shqipëri dhe më gjerë.

Nuk kam shumë të dhëna për momentin dhe s’dua të deklarohem për momentin, por ky është atentat ndaj Berishës. Ai i duhet gjithë shqiptarëve në Shqipërisë e më gjerë, i duhet rajonit e komunitetit Evropian. I dëshiroj nga zemra shumë shëndet dhe të ngelet në politikë edhe më tutje, të punojë për demokracinë”, deklaroi ish-presidenti kroat.

Lexo edhe: FOTO/ Berisha shfaqet me syze dielli dy ditë pas incidentit, pret në zyrë ish-presidentin kroat Stipe Mesiç

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll