Hapësire reklamuese

Politikë

Berisha: Arben Ahmetaj tronditi PS, pronari i djegësit të Tiranës është Erion Veliaj!

Shkruar nga Newsbomb

Intervista dhe deklaratat që ka bërë Arben Ahmetaj në intervistën e mbrëmshme kanë qenë në fokus të diskursit të Sali Berishës me demokratët. Ish-kryeministri është shprehur se me deklaratat e tij, Ahmetaj ka tronditur Partinë Socialiste.

Sipas Berishës, edhe socialistët që e kanë pasur të vështirë të besojnë denoncimet e opozitës, kanë mësuar nga goja e Arben Ahmetaj se pronari i inceneratorit fantazmë të Tiranës është vetë kryebashkiaku Erion Veliaj.

"Në intervistë mbrëmë ish-zëvendësi i Edi Ramës, tronditi anë e kënd PS-në, tronditi thellë ata socialistë të cilët për bindjet e tyre e kanë patur të vështirë të besojnë denoncimet e PD-së, të besojnë denoncimet e Sali Berishës se, kreu i vjedhjes së shekullit është Edi Rama, se pronar i djegësit të Tiranës është Erion Veliaj dhe Edi Rama.

Se mbrojtjes të vjedhjes së shekullit janë Dumanër e kompani. Por, mbrëmë patën rastin të dëgjojnë nga goja e një socialisti i cili ç’është e vërteta ka qenë objekt sulmesh të merituara dhe të pandërprera nga Sali Berisha në të gjithë karrierën e tij politike, Arben Ahmetaj.

Por Arben Ahmetaj mbrëmë nuk ju tha të vërtetën ju dhe as demokratëve, se ju e keni dëgjuar dhe besuar, por ju tha të vërtetën socialistëve të cilëve ju drejtua se afera e djegësave është një aferë llahtarisht, është një aferë e mafias më të rrezikshme të Shqipërisë. Se ka për kokë Edi Ramën dhe fallangat e tjera të krimit pas tij", u shpreh Sali Berisha.

Sali Berisha duke ju folur demokrateve nga ballkoni - 2 Shkurt 2024 Sali Berisha duke ju folur demokrateve nga ballkoni - 2 Shkurt 2024

Lexo edhe: Media në Zvicër: Arben Ahmetaj mesa duket ndodhet këtu, mund të ekstradohet!

Lexo edhe: “Na e nxorët në pritë, ne e vramë”, Arben Ahmetaj zbulon porosinë e Ramës për SPAK

Lexo edhe: Refuzoi prangat dhe iku, Ahmetaj: Po hetohem për darkat me Erjolën, jo inceneratorët

Lexo edhe: Bomba e Ben Ahmetaj: Nëse hetohet inceneratori i Tiranës, shqiptarët do llahtarisen

Lexo edhe: Arben Ahmetaj nxjerr EMRAT: Më sulmuan mua sepse duhej bërë një kokë turku!

Lexo edhe: Nuk mban më! Ahmetaj akuzon Edi Ramën: Më kërcënuan me telefon nga burgu!

Lexo edhe: “Kërkova të largohem që në shkurt”, Ahmetaj tregon prapaskenat: Rama tha në të sëmës

Lexo edhe: “Burri njëherë vdes”, cili është biznesmeni shqiptaro-zviceran dhe lidhjet me Dubain

Lexo edhe: Mesazhi i prerë i Ahmetaj për Edi Ramën: Nuk bëhem kokë turku për ty! As kërcënohem

Lexo edhe: Ahmetaj nxjerr emrat e Ramës e Veliaj, zbulohet dhe biznesmeni që u financon fushatat

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese