Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Berisha: Antony Blinken nuk është antishqiptar, Soros dhe Rama lobuan që të shpallesha non-grata

Shkruar nga Newsbomb
Berisha: Antony Blinken nuk është antishqiptar, Soros dhe Rama lobuan

Ish-kryeministri Sali Berisha nisi këtë të premte fushatën në garën për kryetar të Partisë Demokratike, nga Elbasani. 

Gjatë këtij takimi ai u ndal tek çështja “non grata”, ndërsa u shpreh se Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, nuk është antishqiptarë.

Sipas Berishës, George Soros dhe kryeministri Edi Rama janë antishqiptarë dhe lobuan që ai të shpallej “non-grata” nga SHBA.

“Unë jam i sigurtë se Blinken nuk është antishqiptar, nëse do të kisha dyshimin më të vogël do ua thoja. Ai nuk është dhe nuk ka arsye që të jetë antishqiptar, por Sorosi po, Edi Rama po, është jo se e them unë, janë aktet që bën, që janë më turpërueset, nuk kishte gjë më të rëndë se ajo e djeshmja, si mundet që ne mos kemi ndjeshmëri ndaj një kombi që në një kamp ka varrosur gra dhe burra. Sot është dita kur çdo demokratë duhet të bëhet shpëtimtar”, u shpreh Berisha.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll