Ish-kryeministri Sali Berisha analizon vizitën e presidentit turk në Tiranë pak ditë më parë dhe fjalën e Erdogan për vëllazëri mes dy vendeve. Sipas Berishës, shqiptarët e kanë vëllazërinë me njëri-tjetrin, kurse të tjerët i kanë vetëm miq.
“U thotë në Parlament, pasi kërcënon qytetarët shqiptarë për FETO-n, u thotë se në vëllazëri ka rregulla. Mirëpo, ju e dini që në doktrinën fetare islame zhvillohet koncepti jo i kombit, por i vëllazërisë. Ne shqiptarët kurrë nuk e kemi pranuar këtë.
E kemi pranuar islamin. Ndaj dhe unë jam shprehur se islami ynë është europian, se po të jetë për vëllezër, janë katolikët e Mirditës, janë ortodoksit e Korçës, janë ata të cilët kanë gjak shqiptarë sepse kështu kanë qenë gjithnjë për shqiptarët”, u shpreh ndër të tjera Sali Berisha.
Pjesë nga fjala e ish-kryeministrit:
Erdhi presidenti i Turqisë. I mirëseardhur, çdo burrë shteti që vjen, ne jemi mikpritës. Por prisni miqtë e mi. U thotë në Parlament, pasi kërcënon qytetarët shqiptarë për FETO-n, u thotë se në vëllazëri ka rregulla. Mirëpo, ju e dini që në doktrinën fetare islame zhvillohet koncepti jo i kombit, por i vëllazërisë.
Ne shqiptarët kurrë nuk e kemi pranuar këtë. E kemi pranuar islamin. Ndaj dhe unë jam shprehur se islami ynë është europian, se po të jetë për vëllezër, janë katolikët e Mirditës, janë ortodoksit e Korçës, janë ata të cilët kanë gjak shqiptarë sepse kështu kanë qenë gjithnjë për shqiptarët.
Unë isha fëmijë, 6-7 vjeç. Në familje babai im praktikant sunit mysliman. Por në familje festoheshin të gjithë shenjtorët, dhe e pyesja unë pse i festojmë këta babë? Po se janë tanët thoshte. E kishte fjalën për stërgjyshërit. Stërgjyshin e stërgjyshit. Pra, vëllazëria është me ne, ata janë miq por vëllezër nuk janë.
Edi Rama njëherë deklaron se jam lider katolik, njëherë thotë jam ortodoks, herën e fundit deklaroi se është mysliman. Po t’i fenë mund ta ndërrosh, sa herë të duash, ne nuk kemi kundërshtim, se kjo është në të drejtën e secilit. Problemi është se vëllazërinë e kemi me njëri-tjetrin ne, brenda kombit, të tjerët i kemi miq.