Tirana
few clouds
19.5 ° C
19.5 °
19.5 °
60 %
2.6kmh
20 %
Mër
18 °
Enj
21 °
Pre
22 °
Sht
22 °
Die
19 °
E mërkurë, 20 Tetor, 2021
spot_img

Berisha akuzon Bashën për bashkëpunim me Ramën: Gjuha e kodit e tregon, thuaje ti që të ndjek unë…

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Ish-kryeministri Sali Berisha Berisha tha se Lulzim Basha nuk e çon kurrë partinë në fitore.

Më tej ai foli për ndryshimet Kushtetuese, për të cilat tha se është gjuhë kodi, duke akuzuar Lulzim Bashën për bashkëpunim me kryeministrin Edi Rama.

Pjesë nga fjalia e Sali Berishës:

Lul Basha i kam thënë në 2017 jep dorëheqjen, i kam thënë me këto që ke bërë ti nuk ngrihesh. Ne shkuam në rezultate katastrofale. Ju përveshën të dy LSI-së, pasi Edi Rama i tha ‘Luli është çun i mirë’.

Zbritën në nivelin më minimal në historinë e PD-së. Dolëm shtojcë e PS-së. Del një ditë kryetari i opozitës, ish kryetari i opozitës, dhe thotë do ndryshoj kushtetutën. Po ku i ke votat t’i për ndryshimin e kushtetutës.

Ti ke vetëm 44 vota. Si do e ndryshosh ti kushtetutën kur s’ke vota? Para dy ditësh, Rama krijoi grupin për ndryshimin e Kushtetutës. Pra kjo është gjuhë kodi, thuaje ti që të ndjek unë, se kjo është e imja. Nëse je kryetar i opozitës, çoje popullin në këmbë dhe kërko reformë territorial.

Basha tani ai ka dalë me sloganin “Jemi me Amerikën”, nuk ka më pro-amerikan se ata që besojnë tek transparenca, nuk më pro amerikan se ata të të cilët besojnë se Shqipëria vendi i NATOS, do të qëndrojë krah për krah. Nuk ka më pro-amerikan se ata që bëjnë gjithçka për vendin e tyre.

Këtë tubim ai e quan anti ameriakan dhe këto debate shpëtimtare për PD qenkan anti amerikane, por pse? I duhen atij për karrigen e tij. Ne kurrë nuk fitojmë nëse nuk jemi parti sovrane. 

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img