Berisha akuza të rënda Policisë së Shtetit, por partnerët ndërkombëtarë çmim Shefit të Krimeve (MOTIVACIONI)

Publikuar tek: aktualitet, më 12:08 19-04-2017 Berisha akuza të rënda Policisë së Shtetit, por partnerët ndërkombëtarë çmim Shefit të Krimeve (MOTIVACIONI)

Ndërsa ish-kryeministri Sali Berisha ka ngritur akuza të shumta ndaj Policisë së Shtetit, madje dhe ndaj Drejtorit të Përgjithshëm të Krimit të Organizuar në Policinë e Shtetit, Adrian Çipa,  ato kanë marrë vlerësime dhe çertifikatë nderi nga partnerët e Qendrës për Zbatimin e Ligjit në Evropën Juglindore (SELEC).

Është vet Drejtori i Përgjithshëm i Krimit të Organiziar në Policinë e Shtetit Ardian Çipa që ka bërë të ditur lajmin.

“Edhe një rast tjetër i vlerësimit të punës dhe profesionalizmit të Drejtorisë së Përgjithshme për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimet e Rënda në Policinë e Shtetit, si dhe vlerësim specifik për Sektorin e Luftës Kundër Narkotikëve në Drejtorinë Kundër Narkotikëve dhe Trafiqeve në këtë Drejtori të Përgjithshme, nga partnerët tanë të Qendrës për Zbatimin e Ligjit në Evropën Juglindore (SELEC) në Bukuresht të Rumanisë na shton bindjen se partneriteti me agjensitë e zbatimit të ligjit në rajon e më gjerë kundër krimit të organizuar transnacional është domosdoshmëri për të pasur sukses dhe efiçenca jonë në këtë partneritet ka qënë e plotë.

 Vlerësoj dhe inkurajoj çdo specialist, shef sektori apo drejtor pjesë e hetimit të japë kontributin e vet aktiv në rritjen e besimit te partnerët nëpërmjet hetimeve e operacioneve ndërkombëtare”, bën të ditur Çipa teksa publikon dhe Certifikatën e Nderit.

 18052870_10155936251763765_1830061540_n.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Zbulohet pasuria dhe lëvizjet e parave të familjes Berisha, Argita merr 34 mijë euro vetëm nga qiratë, Shkëlzeni shet pronën 600 mijë euro
“Ç’qira do ti? Ik mi pirdhu...” I vranë të shoqin, Vjollca Arapi tregon sherrin me Jurgen Kurtin: Të kam dashur si djalin tim, u gabova... »
Article Logic
Execution time: 0.0051360130310059
array(1) { ["section"]=> string(111) "berisha-akuza-te-renda-policise-se-shtetit-por-partneret-nderkombetare-cmim-shefit-te-krimeve-motivacioni-75680" }