Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Berisha akuza të forta ndaj Ramës: Nuk ka bërë asnjë investim për veriun, qytetarët nga Kamza deri në Vermosh nuk kanë asnjë përfaqësues në qeveri

Shkruar nga Newsbomb
Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha ka hedhur akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama, pasi u shpreh se Rama nuk ka bërë asnjë investim për veriun e Shqipërisë në këto 8 vite në qeveri.

Sipas tij, shqiptarët nga Kamza deri në Vermosh nuk kanë asnjë përfaqësues si ministër, zv.ministër apo në institucionet kryesore në vend.

Berisha: Ka realizuar spastrimin etnik të të gjitha shtresave të shoqërisë shqiptare. Edi Rama në këto 8 vite ka mbajtur qëndrimin më armiqësor se çdo qeveri pararendëse, përfshirë edhe pushtuesit ndaj veriut të Shqipërisë. Nuk do të gjeni kurrë që nga koha e Lidhjes së Prizrenit deri në këto ditë, një qeveri të cilën shqiptarët nga Kamza deri në Vermosh, Valbonë e Kala të Dodës, të mos kenë një përfaqësues ministër, zv.ministër apo drejtues të institucioneve.

Gazetari: Kemi zv.ministrin e Shëndetësisë, Albert Nikollën.

Berisha: Paska gjetur njërin, sepse ka 2 muaj që e kam ngritur këtë problem.

Nëse merr investimet që ka bërë në veri në 8 vite, të marra së bashku nuk bëjnë as 2/3 e investimeve të “Sheshit Skënderbej”. A e dini se qarku i Kukësit gjatë këtyre viteve, është 0.2% në rënie ekonomike. I them këto për veriun sepse nuk mendoj kurrë që gjysma e Shqipërisë të mund të trajtohet e një urrejtje të tillë.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll