Tirana
scattered clouds
29.5 ° C
29.5 °
29.5 °
48 %
4.1kmh
40 %
Hën
29 °
Mar
33 °
Mër
34 °
Enj
37 °
Pre
40 °
E hënë, 15 Gusht, 2022
spot_img

Berisha akuza qeverisë për inceneratorët: Jeni mega-organizatë kriminale, po i jepni para akoma Zotos se i keni kompanitë tuaja

spot_img

Lajme të ngjashëm

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka hedhur akuza të forta ndaj qeverisë duke i quajtur anëtarët e saj “mega-organizatë” kriminale. Sipas tij, afera e inceneratorëve është me firmë nga Edi Rama e deri te nëpunësit e thjeshtë të shtetit.

Ai foli dhe për akuzën që Monika Kryemadhi bëri dje për pronarin e një prej kompanive të inceneratorëve, Klodian Zoton. Ky i fundit sipas dokumenteve që tregoi kryetarja e LSI, kishte marrë dhe një tender tjetër 27 milionë euro në Vlorë.

albsig

“Qeveria nga kreu i saj tek nëpunës të thjeshtë të linjës kanë mbushur xhepat, valixhet, kontot me qindra e qindra milionë euro në aferën e inceneratorëve. Përpiqeni t’i paraqisni këto raste sio të shkëputura, por për të gjitha ata që kanë abc-në e Kodit Penal, ata që lexojnë Nenin 28 të këtij Kodi, gjejnë se ju jeni mega-organizatë kriminale.

Ajo vjedhje është bërë me firma që vinin nga maja e piramidës e deri në bazë. Janë shpallur të ndërtuara objekte që nuk janë ndërtuar kurrë.

Si ka mundësi që një njeriu juaj me 10 kompani, i jepni tender për 500 e ca milionë dollarë. Dje dolën dokumenta nga zonja Kryemadhi, që ai kishte marrë deh 27 milionë dollarë të tjera për Vlorën. Ju vazhdoni të disbursoni te kjo organizatë kriminnle fonde sepse është e juaja, se jeni vetë. Dilni këtu dhe derdhni lot krokodili”, tha Sali Berisha.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img