Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Bëri veprime të turpshme para një të mituri, arrestohet 45-vjeçari në Tiranë

Shkruar nga Newsbomb
Ilustruese

Një 45 vjeçar i shpallur në kërkim kombëtar është arrestuar nga policia e Tiranës.

Në pranga ka rënë shtetasi E. K., 45 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale "Vepra të turpshme" pasi me datë 01.02.2021, ka kryer veprime të turpshme në prani të një shtetasi të mitur.

“Në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim kombëtar dhe vënien e tyre përpara përgjegjesisë ligjore, nga sherbimet e Komisariatit Nr.6 u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit E. K., 45 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale "Vepra të turpshme" pasi me datë 01.02.2021, ka kryer veprime të turpshme në prani të një shtetasi të mitur,” njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll