Tirana
clear sky
24.5 ° C
24.5 °
24.5 °
41 %
6.7kmh
0 %
Mar
22 °
Mër
27 °
Enj
27 °
Pre
28 °
Sht
29 °
E martë, 15 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

“Bëri veprime që nuk përputhen me sjelljen e një të huaji”, Maqedonia e Veriut shpall “non grata” diplomatin rus (EMRI)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Ministria e Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut ka njoftuar se ka shpallur “non grata” (person i padëshiruar) një diplomat rus. Vendimi është marrë në përputhje me nenin 9 të Konventës së Vjenës për marrëdhëniet diplomatike.

“Më 14 maj, 2021, ambasadori i Federatës Ruse u thirr në ambientet e Ministrisë së Punëve të Jashtme, të cilit iu dorëzua një notë me udhëzimin për largimin e diplomatit nga territori i Maqedonisë së Veriut brenda shtatë ditësh”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Punëve të Jashtme. 

Sipas nenit 9 të Konventës së Vjenës, “shteti në të cilin është akredituar diplomati mundet që në çdo kohë dhe pa ndonjë detyrim të shpjegojë vendimin e tij, të informojë shtetin akreditues se drejtuesi ose ndonjë anëtar i stafi diplomatik i misionit është person ‘non grata’ ([i padëshirueshëm) ose ndonjë anëtar tjetër i stafit të misionit është i padëshirueshëm”.

Mediat në Shkup raportuan se bëhet fjalë për diplomatin Sergej Aleksandroviç Bazdikin. Sipas mediave, arsyeja për shpalljen e tij person ‘non grata’ ka të bëjë me veprime që nuk përputhen me sjelljen e pritur nga ana e një diplomati të huaj, që shërben në një vend mikpritës.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img