Hapësire reklamuese

Bota

Bëri thirrje kundër luftës në Ukrainë, shahisti me famë botërore Anatoly Karpov në koma pas "rrëzimit"

Shkruar nga Newsbomb
Bëri thirrje kundër luftës në Ukrainë, shahisti me

Mjeshtri i madh ishahut Anatoly Karpov, i cili i kërkoi Vladimir Putin t’i japë fund luftës në Ukrainë, është në koma në spital pas dëmtimeve serioze në kokë.

71-vjeçari Anatoly Karpov, shahist me famë botërore i cili më vonë u bë deputet, u sulmua në Moskë gjatë natës të shtunën pavarësisht pretendimeve nga autoritetet se dëmtimet i pësou pasi “u rrëzua”.

Ai tani ndodhet në pavionin neurologjik në institutin e Sklifosovsky dhe i është nënshtruar trajtimit mjekësor pasi ra në koma, ndërsa miqtë e tij thonë se ndodhet në gjendje kritike.

Karpov është i njohur si i afërt me Putin por ai bëri thirrje për dhënien fund të luftës në Ukrainë. Ai është një ndër anëtarët e elitës ruse që përfundon i vdekur ose me dëmtime serioze që pas fillimit të pushtimit rus të Ukrainës.

Mënyra sesi Karpov u dëmtua mbetet ende një mister. Andrey Kolavev, kreu i sipërmarrësve rusë, pretendon që ai u godit në kokë teksa po largohej nga godina shtetërore e Dumas.

Kovalev tha se politikani ka një frakturë në qafë dhe u godit në kokë nga një person i paidentifikuar  dhe se u gjet pa ndjenja. Sipas versioneve të tjera ai u dëmtua gjatë një incidenti në shtëpi dhe pati një rënie të pafat. Një tjetër pretendon se ai ishte i dehur gjatë kësaj kohe.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu