Tirana
overcast clouds
6.5 ° C
6.5 °
6.5 °
57 %
3.1kmh
90 %
Mër
10 °
Enj
11 °
Pre
9 °
Sht
7 °
Die
7 °
E mërkurë, 8 Dhjetor, 2021
spot_img

Bëri simbolin e shqiponjës me duar, Miss Serbia lë konkursin dhe i kërkon falje kombit të saj: Rashë në grackë

digitalb
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Miss Intercontinental Serbia Valentina Petrovic ka reaguar pasi bëri me duar shqiponjë dykrenare teksa pozonte me Miss Shqipërinë, Miss Malin e Zi dhe Miss Kosovën. Ky veprim i saj shkaktoi jo pak zhurimë dhe Valentina përmes një postimi në rrjetet sociale është detyruar që të kërkojë falje dhe të lerë garën.

Ajo thotë se ai moment ka qenë një pakujdesi dhe “spontaniteti budalla”, teksa i kërkon falje kombit të saj, Kosovës, familjes dhe të jgithë atyre që janë bërë konfuzë për shkak të pamaturisë së saj dhe rëniën në grackë të qëllimeve të këqija të dikujt tjetër.

 “Dua të bëj një njoftim publik për foton që po qarkullon në rrjetet sociale! Në një eufori të vrullshme për festën më ftuan të bëja një foto, qëndrova pranë vajzave me shpejtësi të madhe dhe vajzat m’i vunë duart në eufori. Nuk kisha qëllime të këqija, ishte një moment pakujdesi dhe spontaniteti budalla.

Unë dua t’i kërkoj falje të gjithë kombit tim, popullit të Kosovës dhe Metohisë, shoqërisë sime, familjes sime që janë konfuzë për shkak të fotografisë së bërë dhe pamaturisë sime dhe rënies në grackën e qëllimeve të këqija të dikujt tjetër. Unë e dua dhe inkurajoj vendin tim dhe vlerat e tij. Shteti ynë është simboli i vetëm që mbaj në zemër. Unë thjesht nuk mendoja kur ndodhi ky akt.

Më vjen shumë, shumë keq, ndaj, përveç një ndjese të thellë, mora vendimin t’u kërkoja leje organizatorëve për t’u larguar nga konkursi dhe kështu të çlirohem nga presioni aktual që po mbaj. Më vjen shumë keq për këtë, por thjesht ndodhi në mënyrë të pamatur. Më duken të vështira të gjitha mesazhet dhe kritikat, por keni të drejtë. Më falni, shpresoj të më kuptoni”, tha Petrovic në reagimin e saj.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
digitalb
spot_img
spot_img