Hapësire reklamuese

Aktualitet

Bëri sikur ishte gjinekolog dhe përdhunoi një vajzë, si e mashtroi 26-vjeçari të miturën

Shkruar nga Newsbomb

Një 26-vjeçar bëri sikur ishte gjinekolog dhe përdhunoi një vajzë. Pas arrestimit prokurorët kërkuan një dënim me gjashtë vjet e tetë muaj burgim. Ngjarja ndodhi në Palermo të Italisë.

Ai e takoi vajzën në Instagram dhe për ta joshur ai do të pretendonte se ishte gjinekolog, pasi vajza po kërkonte informacion në internet mbi këtë temë.

Ai e kishte përdorur këtë skemë për t'i kërkuar asaj foto të pjersëve intime dhe më pas për ta takuar dhe për ta përdhunuar.

I akuzuari, një banor i papunë në një komunë në provincën e Palermo, ishte në arrest shtëpie për dhunë seksuale dhe prodhim të pornografisë së fëmijëve në fund të shkurtit të vitit të kaluar. Procesi po zhvillohet me procedurën e shkurtuar. Sipas Prokurorisë, të dy do të ishin takuar përmes rrjetit social. I akuzuari do të kishte kontaktuar viktimën, një pesëmbëdhjetë vjeçare. Meqenëse vajza do të kërkonte informacion mjekësor, ajo nuk do ta kishte problem t'i jepte të pandehurit numrin e saj celular. Përmes mesazheve, ai do të kërkonte gjithashtu foto dhe video të vajzës së mitur. Më pas do të linte takim me të për ta përdhunuar, shkruajnë mediat italiane.

Pas ngjarjes së rëndë, vajza foli me prindërit e saj për atë që i kishte ndodhur dhe morri guximin që ta denoncojë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu