Hapësire reklamuese

Aktualitet

Bëri ‘shaka’ me vjedhjen e makinës së shoqes së vet që në 2015, e dënon gjykata, gjen belanë të heqë emrin nga mediat (HISTORIA E PAZAKONTE)

Shkruar nga Newsbomb

Një kërkesë e çuditshme mbërriti në redaksinë e newsbomb.al gjatë këtyre ditëve, kur shtetasi A.A, 52-vjeçar kërkon fshirjen e një lajmi me të cilin ka lidhje emri i tij për vjedhje makine në 20 mars 2015.

Ngjarja nuk është shpikur nga mediat, është pas njoftimit të policisë për arrestimin e shtetasit A.A. Por më vonë prokuroria pushoi hetimet ndaj tij, sepse konstatoi se ky “kishte bërë shaka” me mikeshën e vet, raporton newsbomb.al.

Ngjarja

Shtetasja O.F ka pasur njohje me A.A, kërkon ndihmën e këtij të fundit për blerjen e një makine dhe ky i fundit e çon te një miku i vet dhe marrin një makinë tip Seat. Por, i japin vajzës një palë çelësa. Kjo e fundit, disa ditë më vonë parkon makinën afër Pallatit të Kulturës në Tiranë për të pirë kafe me një mikeshën e vet. Shtetasi A.A, merr kopjen tjetër të çelsit dhe për të bërë shaka me shoqen e vet, ia merr makinën dhe e parkon pas Muzeut Kombëtar. Një roje lajmëron vajzën se dikush erdhi e mori makinën e saj. Kjo e fundit, në panik, merr 129 dhe lajmëron te policia vjedhjen e makinës. Aty erdhi edhe shoku i vet A.A. që në pyetjet e para që po bënte policia, nuk tha asgjë se po bënte shaka dhe kishte marrë ai makinën, duke lënë vajzën në ankth dhe policinë të hetonte, raporton newsbomb.al.

Nuk kalon shumë, policia shkon te servisi ku u ble makina dhe pyet për celësat. Pronari rrëfen se çelësin e dytë ia kishte dhënë shtetasit A.A. Kur këtij të fundit iu vunë prangat, thotë në polici se kishte bërë shaka me shoqen e tij dhe se makina ishte parkuar pas Muzeut. Nuk kishte asnjë vlerë rrëfimi I tij. Gjykata çmoi masën e arrestit të tij në flagrancë të vlefshme, zotëria bëri burg 30 ditë për një shaka dhe më vonë, pas disa muajsh ecejakesh, mezi pushoi çështjen në ngarkim të tij.

Por, historia nuk i mbaron këtu. E ka gjetur belaja me mediat dhe sidomos ato online, të cilat kanë publikuar njoftimin e dhënë nga policia për vjedhjen e makinës dhe zbulimin e autorit të ngjarjes. Tani meqë ai nuk është fajtor kërkon fshirjen e lajmeve nga media.

Newsbomb.al po e heq lajmin, por si do ta gjejë të drejtën ky zotëri që bëri një shaka, me mediat e shkruara, gazetat, të cilat ekzistojnë dhe e kanë të printuar emrin e tij, raporton newsbomb.al.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll