Një 21 vjeçare nga Kolumbia ka humbur jetën pas ndërhyrjes estetike që ka kryer në hundë. Sipas mjekëve mushkëria e saj është mbushur me gjak dhe kjo ka bërë që e reja të ketë pasur probleme me frymëmarrjen. Karen Julieth Cárdenas Uribe, u largua nga klinika në Bucaramanga, Departamenti i Santanderit, Kolumbi, vetëm disa minuta pas operacionit të saj të rinoplastikës më 29 janar.
Megjithatë, ajo humbi ndjenjat sapo mbërriti në shtëpi dhe familjarët e saj janë munduar ta sjellin përsëri në jetë. 21-vjeçarja ishtë studente në semestrin e fundit në degën e psikologjisë.
Ajo është dërguar në spital pasi familjarët nuk kanë mundur ta mbajnë gjallë, ku më pas ka pësuar 6 arreste kardiake-respiratore. Vëllai i saj tha:
“Ajo u pranua në 5 të mëngjesit dhe operacioni filloi në 7 të mëngjesit dhe zgjati deri në orën 13:30. Në orën 14:00 ajo ishte tashmë me ne dhe i ra të fikët vetëm pak minuta më vonë. Ne ia dolëm menjëherë ta ringjallnim dhe ajo u zgjua, por ndoshta efektet e ilaçeve tashmë ishin zhdukur dhe asaj i ra të fikët përsëri.”
Sipas vëllait të viktimës, ajo u shtrua në ICU, ku mjekët arritën ta ringjallin sërish. Megjithatë, pasi ajo vazhdoi të humbiste vetëdijen, u intubua përfundimisht.
Ai shtoi: “Pasi e intubuan, panë se ajo kishte një sasi të konsiderueshme gjaku në mushkëri, trake dhe ezofag dhe ajo nuk mund të merrte frymë. Ata bënë atë që mundën, por pas gjashtë arrestimeve kardiorespiratore ajo ndërroi jetë.” Familja tha se do të paraqesë një ankesë në Prokurorinë Publike, për të vërtetuar nëse ndonjë palë është fajtore për neglizhencë mjekësore.