Tirana
scattered clouds
18.5 ° C
18.5 °
18.5 °
82 %
1kmh
40 %
Mër
27 °
Enj
25 °
Pre
25 °
Sht
25 °
Die
18 °
E mërkurë, 29 Shtator, 2021
spot_img

Bëri komente homofobike, DaBaby përjashtohet nga festivali i famshëm

spot_img

Lajme të ngjashëm

Reperi i famshëm amerikan DaBaby është përjashtuar nga festivali Lollapalooza vetëm pak ditë pas komenteve që u cilësuan si homofobike.

Festivali, që do të mbahet këtë javë në Chicago, shkroi këtë të dielë në Twitter se: “u themelua mbi diversitetin, gjithëpërfshirjen, respektin dhe dashurinë. Duke patur këtë parasysh, DaBaby nuk do të performojë sot në Grant Park.”

Gjatë një koncerti në Majemi DaBaby komentoi lidhur me homoseksualët dhe sëmundjen HIV/AIDS.

Ai tha: “Nëse nuk rezultuat me HIV, AIDS sot, me atë sëmundjen do ju bëjë të vdisni në dy apo tre javë, ngrini telefonat lart”.

Më pas ai thërriti sërisht: “Ngrini telefonat lart nëse nuk **** ndonjë **** në parking”.

DaBaby kërkoi falje për komentet dhe tha se s’kishte për qëllim të ofendonte askënd.

Ndër artistët e shumtë që mbajtën qëndrim ishte dhe Dua Lipa, e cila vetëm pak ditë më parë publikoi këngën e re “Levitating”.

Më shumë

spot_img