Ndeshja e djeshme vijon të mbetet tema e diskutimit të çdo bisede dhe çdo tryeze ende sot.
Me siguri që do të mbetet gjatë në mendjet e dashamirësve të sportit, por edhe tifozëve të shumtë të të dy skuadrave.
Futbollistët shqiptarë që luajnë për fanellën e Zvicrës, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri shënuan dy gola kundër skuadrës së Serbisë, duke i dhuruar fitoren skuadrës së tyre.
Dhe si e tillë, trofetë nuk gëzohen vetëm. Sukseset ndahen me njerëzit më pranë zemrës dhe vetes. Kështu, ka qenë bashkëshortja simpatike e Granitit, Leonita e cila e entuziasmuar ka postuar në instagram mënyrën e saj të ngazëllimit post fitores.
E veshur me fanellën e të shoqit që mban numrin 10 si edhe me muzikë shqiptare në sfond, Leonita e ka shijuar në maksimum këtë fitore.