Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Bëri drift me makinë në qendër të Burrelit, gjobitet me 40 mijë lekë italiani

Shkruar nga Newsbomb
Bëri drift me makinë në qendër të Burrelit, gjobitet me

Një 32-vjeçar italian është gjobitur me 40 mijë pasi është filmuar duke bërë drift në qenër të qytetit të Burrelit. Pas ngjarjes ai është shoqëruar në Komisariat, bashkë me automjetin e tij.

Bazuar në disa pamje filmike në të cilat shfaqet një automjet me targa italiane, duke kryer manovra të rrezikshme (drift), në qytetin e Burrelit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat dhe ata të Policisë Rrugore kanë kryer veprimet për identifikimin dhe ndëshkimin e drejtuesit të automjetit.

Drejtuesi i automjetit, shtetasi E.H., 32 vjeç, banues në Itali, është shoqëruar në Komisariat, bashkë me automjetin e tij.

Në vijim të veprimeve, nga specialistët e Policisë Rrugore i'u vendos masa administrative 40 000 lekë, bazuar në nenin 139 të Kodit Rrugor”, njofton policia.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese