Tirana
clear sky
14.5 ° C
14.5 °
14.5 °
77 %
1.5kmh
0 %
Mër
27 °
Enj
27 °
Pre
29 °
Sht
30 °
Die
30 °
E mërkurë, 16 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Bëri “bujë” me deklaratën për komunizimin, flet Luljeta Bozo: Kush kapet pas Enverit për të më sulmuar, është zëdhënës i pavetëdijshëm i së keqes (E PLOTË)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

555cca20d57a31c83075812faaa13cb8

Inxhinierja e njohur Luljeta Bozo, e cila është e para në listën e kandidatëve për deputet në Tiranë, ka sqarur për herë të parë intervistën për regjimin komunist, që bëri bujë pak ditë më parë.

Pak ditë më parë, Bozo ka ‘bujë’ me deklaratën e saj në studion televizive të “Dekalog”. E pyetur për kohën e komunizmit të Enver Hoxhës, ajo u shpreh se periudha e regjimit 45-vjeçar kishte më shumë të mira sesa efekte negative në vend.

Në lidhje me këtë deklaratë ajo është shprehur se fjalët e saj janë shtrembëruar për qëllime të ulëta politike.

Bozo thotë se e dënon me forcë diktaturën komuniste dhe refuzon çdo relativizim të krimeve të diktaturës, teksa ka shprehur vlerësimi dhe respektin e saj, vetëm për shkencëtarët dhe profesionistët e asaj kohe dhe gjithë popullin e thjeshtë që kanë punuar me ndershmëri.

“Unë kam një jetë të jetuar me parimet e me punën time dhe bindjet e mia as nuk i kam negociuar, as kam ndërmend t’i negocioj në këtë moshë me askënd! Për më tepër nuk kam ndërmend të merrem me ata që merren me shtrembërimin e fjalëve te mia, për qëllime të rëndomta politike.

Diktaturën komuniste e dënoj me forcë dhe Enver Hoxha padyshim ishte një diktator. Por refuzimi i cdo relativizimi të krimeve të diktaturës, nuk më pengon dot të vlerësoj me respekt shkencëtarët dhe profesionistët e asaj kohe dhe gjithë popullin e thjeshtë që kanë punuar me ndershmëri. Pafuqia për të mos e parë atë kohë vetëm bardhezi është sindromë e sërvilëve apo spiunëve të atëhershëm, që janë “xhelatët” e mendimit ndryshe të këtyre 30 vjeteve.

Kush kapet pas Enverit për të sulmuar të tjerët është në fakt një zëdhënës i pavetëdijshëm i së keqes së asaj diktature. Ata që shajnë, akuzojnë dhe shtrembërojnë njësoj si xhelatët e mendimit ndryshe asokohe. Ekstremet përputhen dhe më kujtohet Vaclav Haveli që thotë: Komunisti më i zi është komunisti antikomunist! Kam vetëm keqardhje per ta,” tha ajo pë RTSH.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img