Kryeministri Edi Rama ka qenë ditën e sotme në Peqin, pavarësisht shiut të madh që e shoqëronte.
Gjatë fjalës së tij, kandidati për deputet i PS-së, Taulant Balla tha se shiu është bereqet.
"Bereqet, bereqet siç i ka hije këtij vendi. Unë u premtoj të gjithë qytetarëve të Peqinit se do të punojmë edhe më shumë nga sa kemi arritur që të bëjmë për popullin e Peqinit",- tha Taulant Balla.
Rama u shpreh se Peqini në këtë zgjedhje ka një mundësi që se ka apsur ndonjëherë, pasi do të çojë dy djem të vetët në Parlament.
"Jam shumë i vetëdijshëm ka shumë gjera akoma për të bërë. Të gjithë ata që e kanë parë punën e bërë dhe heqjen e barrës së madhe të shumë pagesave për bujqësinë.
Ne do të sjellim këtu më shumë turistë se çfarë kanë qenë më përpara.
Të gjithë këtu vajzat dhe djemtë kanë familjarë që janë familjarizuar me kompjuterin, por duke i futur në kurse të kompjuteri do të kemi mundësi që t'i fusim në tregun online.
Ne do t'u japim mundësi emigrantëve kushdo që vjen dhe shfrytëzon tokën e gjyshit dhe e kthen në një bujtinë, do t'i japim 5 mijë euro. Të gjitha ata që i mbajnë paratë poshtë krevatit, t'i fusin në bankë dhe t'i investojnë dhe të fitojnë më shumë para se sa do të fitonin jashtë shtetit",- tha Rama.