Tirana
moderate rain
8.5 ° C
8.5 °
8.5 °
87 %
2.1kmh
90 %
Hën
9 °
Mar
9 °
Mër
10 °
Enj
11 °
Pre
10 °
E hënë, 6 Dhjetor, 2021
spot_img

“Bëre ndonjë truk?” Fitorja e Bashës ndaj Ramës në 2011, rrëfehet pas 10 vitesh Arben Ristani: Kërkesa erdhi nga juristët e PD, ju betohem që…

digitalb
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Fitorja e Lulzim Bashës ndaj Edi Ramës për kreun e Bashkisë së Tiranës në vitin 2011 vijon të komentohet edhe në ditët e sotme, për shkak të mënyrës se si kryedmeokrati arriti t’i “rrëmbente” fitoren Ramës pas numërimit të votave në kutitë e gabuara.

Ish-kreu u KQZ në atë kohë, Arben Ristani, i akuzuar nga PS si njeriu që “vodhi” zgjedhjet, është rrëfyer mbrëmjen e sotme 10 vite pas atyre zgjedhjeve. I pyetur nga moderatori Blendi Fevziu nëse kishte bërë ndonjë truk, Ristani u shpreh se ka zbatuar vetëm ligjin, pasi votat në kutitë e gabuara ishin të ligjshme.

Sipas tij, kërkesa fillimisht ishte bërë nga juristët e PD, ndërkohë që shtoi se me Berishën ka patur vetëm 1 takim gjatë 4 viteve që qëndroi në krye të KQZ-së.

Fevziu: Do më thuash një të vërtetë? Respektove vërtet ligjin atëherë, apo bëre ndonjë truk?

Ristani: Në mënyrë absolute po. Aq e vërtetë është, saqë vota në kutinë e gabuar është e ligjshme dhe është futur në ligj pas asaj praktike që unë veprova. Ai ishte një referencë direkt te Kushtetuta.

Fevziu: Kush ta kërkoi ta bëje këtë interpretim?

Ristani: Sigurisht që kërkesa ka ardhur nga juristët e PD-së. Ata u ankuan dhe ata kishin verifikuar

Fevziu: Ndonjë telefon, ndonjë gjë kështu?

Ristani: Ju betohem që me Berishën kam patur vetëm një takim kur erdhi Gloveri, dhe nuk kam patur asnjë takim tjetër gjatë 4 viteve që kam qenë kryetar i KQZ-së.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
digitalb
spot_img
spot_img