Ditën e sotme qyteti i Beratit ka marrë materialet zgjdhore, për zgjedhjet e 25 prilit.
Berati është bërë qyteti i parë që merr materialet zgjedhore në dy KZAZ, 65 dhe 66. Të parat që kanë mbërritur sot kanë qenë baza materiale për ndarjen e hapësirave për votim dhe numërim si dhe materialet për krijimin e hapësirave të nevojshme për marrjen e masave anti-covid.
Bëhet me dije se materialet zgjedhore janë shoqëruar në masta të rrepta sigurie me ushtrinë.