Hapësire reklamuese

Aktualitet

Berat/ Dënohet me 12 vjet për vrasje Bashkim None, kërkonte haraçin e kalimit të rrugës në ‘97

Shkruar nga Newsbomb

Bashkim None është dënuar nga Gjykata e Beratit me 12 vjet burg për vrasjen e Hasan Shallarit dhe plagosjen e dy të tjerëve Altin Zhuri dhe Jaçe Hajdari. Ngjarja ka ndodhur në kohën e trazirave të vitit 1997, ku None bashkë me një shok të tij që nuk jeton më, pas kundërshtimit të Shallarit për të paguar haraçin e rrugës ku po kalonin me një furgon qëlloi mbi pasagjerët e tij.

Ngjarja për të cilën është shpallur fajtor shtetasi None ka ndodhur në lagjen “11 Janari” në Kuçovë, ku shtetasi Bashkim None dhe Festim Jashallari (vdekur në vitin 1999) ndalonin çdo makinë që kalonte pranë një lokali ku qëndronin të dy dhe u kërkonin para për të vijuar rrugën nga Berati drejt Kuçovës.

Viktima Shallari, si edhe të plagosurit Zhuri dhe Hajdari, pasditen e datës 15 prill 1997 kalonin me furgon në këtë rrugë dhe nuk u ndaluan dy personave që kërkonin pagesën për vijimin e rrugëtimit. Fakti që furgoni nuk është ndaluar, ka nxitur dy autorët, None dhe Jashallari që të qëllonin me armë zjarri në drejtim të furgonit. Për pasojë, nga goditjet me armë, erdhën pasojat me një të vdekur dhe dy të plagosur.

“Pavarësisht se masa e dënimit pritet të apelohet, Prokuroria e Beratit e konsideron një arritje të rëndësishme faktin e zbulimit të autorit të kësaj ngjarje, referuar kushteve në të cilat ishin institucionet shtetërore në vitin 1997.”, bën me dije Prokuroria, e cila sqaron edhe vështirësinë e mbledhjes së provave, pasi  edhe familjarët e viktimës e kishin ndryshuar dëshminë.

“Procesi ka qenë shumë i vështirë për arsye se i dëmtuari Altin Zhuri nuk dëshmoi të vërtetën; dhe po kështu familjarët e viktimës Hasan Shallari ndryshuan pjesërisht dëshminë, me atë çka kishin deklaruar më përpara në polici. Por, pavarësisht kësaj, nga ana e Prokurorisë së Beratit ishin siguruar prova të tjera, të cilat provonin autorësinë e shtetasit None.”, përfundon Prokuroria,

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll