Hapësire reklamuese

Social Bomb

Berat BUZHALA për takimin në Berlin, Haradinaj i tha Ramës: A ma ha b*len?

Shkruar nga Newsbomb
Haradinaj-Rama

Gazetari i Kosovës Berat Buzhala ka shkruar një artikull me titull ‘Rama në Berlin, kush çfarë i tha kujt (dhe Baton Haxhiu über alles)’.

Sipas tij, pas ‘presionit’ të Ramës për taksën me Serbinë, Haradinaj i është kthyer Ramës duke iu referuar organit gjenital por jo në trajtën e tij brutale por në formën që nënat përkëdhelin të vegjëlit e tyre.

“Në vend që ta ndihmonte, Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama kishte vendosur që ta godiste kolegun e tij nga Kosova, edhe në gjuhën angleze që ta kuptonin të gjithë, por edhe në gjuhën shqipe. Rama ishte kujdesur që sa herë i kishte thënë Haradinajt që ta hiqte taksën, atë ta dëgjonin edhe Merkel edhe Makron. Pastaj, në gjithë këtë situatë Haradinaj e kishte humbur paksa toruan. Kur Rama i kishte thënë, tash në gjuhën shqipe, që ta hiqte taksën, Haradinaj i ishte kthyer Ramës sikur vëllai-vëllait, duke ia ofruar për desert një organ trupor. Mirëpo termin që Haradinaj e kishte përdorur për organin nuk ka qenë shumë brutal, më shumë është një trajtë që nënat e përdorin për fëmijët e tyre të vegjël. Duke e parë se sa është sahati, Rama kishte vendosur që të spostohej, bashkë me Thaçin, në një kauq që ndodhej diku në sallon. Kishin mbetur krejtësisht të paangazhuar dhe irrelevant. Në një fotografi që arrita ta shoh, Thaçi dhe Rama të ulur në atë kauq, dukeshin më shumë si dy burra të mërzitur në një pasdite vere, se sa si dy burrështetas që ishin pjesë e një takimi të rëndësishëm rajonal. Ajo çfarë Haradinaj i kishte thënë, Ramës i kishte mbetur pikë në kokë. Diku kah fundi i takimit i kishte thënë kryeministrit të Kosovës “përse me ofendove?” Haradinaj i është ankuar Ramës se po i bën shumë presion”, shkruan Buzhala ndër të tjera. 

‘Mirëpo kjo është historia sipas meje, që do të thotë është histori relative. Ju të dashur lexues, që erdhët deri në fund të këtij shkrimi, historinë e vërtetë, atë absoluten, atë që e mbanë vulën e Thaçit dhe të Ramës, kërkojeni te Batoni’, ironizon në fund Buzhala.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.