Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Berat, babai i 2 fëmijëve godet veten disa herë me thikë, dërgohet në spital në gjendje të rëndë (EMRI-DETAJET)

Shkruar nga Newsbomb
Ilustruese

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në  fshatin Vokopolë, në Urë-Vajgurore.

Mësohet se një 49-vjeçar i identifikuar si Arjan Nitra në gjendje të dehur ka qëlluar veten disa herë me thikë.

Menjëherë pas ngjarjes 49-vjeçari është dërguar në spital dhe raportohet se është në gjendje të rëndë. 49-vjeçari është i martuar dhe babai i dy fëmijëve. 

Sakaq, policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.

Njoftimi policisë:

Rreth orës 11:00 në fshatin Vokopolë, Bashkia Ura Vajgurore ,shtetasi A.N., rreth 49 vjeç, në gjendje të dehur, ka dëmtuar veten me një mjet prerës (thikë) . Menjëherë në vendngjarje arritën forca të policisë dhe shërbimi mjekësor të cilin e kanë shoqëruar menjëherë për në Spitalin Rajonal të Beratit për ndihmë mjekësore. Grupi hetimor po punon për sqarimin dhe zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll