Tirana
broken clouds
24 ° C
24 °
24 °
35 %
4.1kmh
75 %
Hën
23 °
Mar
22 °
Mër
23 °
Enj
18 °
Pre
19 °
E hënë, 17 Maj, 2021
spot_img

“Bëra një lojë me Edin, i erdhi keq për mua”, ambasadorja Kim e kalon pasditen duke luajtur ping-pong te Liqeni

spot_img

Lajme të ngjashëm

Ambasadorja amerikane Yuri Kim e ka kaluar pasditen e së shtunës te Parku i Liqenit Artificial, ku ka luajtur ping-pong edhe me disa fëmijë.

Ajo tregon se në park luajti një ndeshje ping-pong edhe me Edin, i cili siç duket e ka lënë vetë ambasadoren të fitojë, ndërsa shton se u kënaq shumë në parkun e fëmijëve.

“Jam kënaqur shumë në parkun e fëmijëve në Liqeni. Vëllai dhe motra, Nikolla dhe Ina, ishin të angazhuar në një ndeshje intensive ping pongu. Unë dhe shoqja e tyre Mariam ishim ndër spektatorët e tyre. Në mes të rrugës, raketa e Inës u thye. Çfarë bën Nikola?

Ai këmbëngul të marrë raketën e thyer për vete. Ina fiton një pikë. Atëherë çfarë bën ajo? Ajo tani këmbëngul ta marrë ajo raketën e thyer. Ne nuk e dimë kush fitoi në fund, por nuk kishte rëndësi sepse qeshëm shumë – duke luajtur fort, duke djersitur, duke bërë shaka dhe duke bërë fytyra për të qeshur. Unë madje pata një shans për të luajtur një ndeshje me Edin (të cilit i erdhi keq për mua, mendoj). Faleminderit, fëmijë, për sportivitetin! Jeni më të mirët, shkruan ambasadorja.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img