Tirana
broken clouds
13.5 ° C
13.5 °
13.5 °
62 %
3.6kmh
75 %
Pre
13 °
Sht
15 °
Die
13 °
Hën
10 °
Mar
9 °
E premte, 3 Dhjetor, 2021
spot_img

Beqja me propozim të ri nga Kuvendi: E premtja dhe e hëna pushim për administratën

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

3b595e29e690350a8ba96036a5ab5229

Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqja, tanimë deputet i PS në Kuvend, ka bërë një propozim të radhës nga foltorja.

Ai tha se për shkak të trafikut të krijuar në fundjavë, duhen riparë pushimet e administratës në mënyrë që mos kemi mbivendosje në gusht. Beqaj propozoi më shumë pushime për administratën, konkretisht që dy ose tre fundjava, të bëhen pushim edhe e premtja edhe e hëna.

“I kërkoj qeverisë që nga sot deri më 14 shtator kur fillon shkolla, janë dhe 9 javë, të mund të marrë në konsideratë që në dy ose tre fundjava ta bëjë ditë pushim edhe një të premte dhe një të hënë, për t’i dhënë mundësi njerëzve për më shumë alternativa, të mos mbivendosemi të gjithë në gusht kur dhe cilësia e shërbimit bie, kështu të mund dhe të shlodhemi edhe të ndihmojmë ekonominë” u shpreh deputeti.

“Nëse nga sot për 9 javë, mund të shpallen tre fundjava, nga e premtja në të hënë pra janë 4 ditë pushimi, njerëzit mund të fillojnë që sot të programojnë punët e tyre dhe prenotimet”, tha Beqja.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img