Hapësire reklamuese

Aktualitet

Beqaj përplaset me gazetarin e ''Zërit të Amerikës'': ''O Pëllumb paske trash zërin ti, s'ke qenë kështu mo burrë?'', Gazetari: S'lejoj kënd të ma prekë kamerën

Shkruar nga Newsbomb

Në spitalin e Shkodrës ku ndodhej i shtruar Gerald Baramuça, ushtari që i mbijetoi rrëzimit të helikopterit në Malësinë e Madhe.

Mësohet se gazetari i "Zëri i Amerikës" Pëllumb Sulo nuk është lejuar të filmojë gjatë kohës që zyrtarët e lartë ishin në spital, duke i kërkuar atij që të fikte kamerën. E para që ka kërkuar që mos të filmohet ka qenë ministrja Kodheli, e cila u shpreh se: "Ka mundësi ju lutem, pak me kamerat". Fill pas Kodhelit, vjen ministri Beqaj, i cili i ka kërkuar po të njëjtën gjë gazetarit.

Kodheli: A ka mundësi ju lutem pak me kamerat!

Beqaj: O Pëllumb paske trash zërin ti? S'ke qenë kështu mo burrë!

(Ndërhyn shoqëruesi i ministrit: Ta tregoj unë pastaj!)

Gazetari: Me dorë mos prek! Po bëj punën time, jam gazetar

Ndonëse ministri ka qenë me i qetë në komunikimin me gazetarin, ai që ka treguar forcën ishte roja që e shoqëronte. “Ule zërin po të them. Ta tregoj unë ty pastaj”, i është drejtuar truproja gazetarit.

Është dashur ndërhyrja e drejtorit të spitalit për të qetësuar situatën. 

{mp4}37023{/mp4}

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll