
Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, është paraqitur sërish këtë të premete në ambientet e SPAK, në zbatim të masës së sigurisë “ detyrim paraqitje”, lidhur me akuzën “shpërdorim detyre” për koncesionin e Sterilizimit.
Ai është shprehur se sot është paraqitur në SPAK për këtë masë, teksa foli dhe për kontrollin që është ushtruar në banesën e tij nga Policia dhe BKH.
Beqaj tha se ende nuk e di se çfarë faji ka për sterilizimmin, ndërsa për lajmet që po qarkullojnë për “Delta Pharma” dhe lidhet me të, ai tha se nuk ka asnjë interes me asnjë kompani farmaceotike, as kur ishte ministër dhe as tanii. Edhe një herë ish-ministri është shprehur se është i hapur ndaj çdo hetimi nga drejtësia.
Lexo edhe: Të gjitha rrugët të çojnë te Beqaj! Gruaja e ministrit e shiti kompaninë 15 mijë lekë
“Në kohën që kam qenë ministër nuk kam patur dhe nuk kam asnjë interes ekonomik ndaj asnjë sipërmarrje farmaceotike apo me pronarët e tij. Prej vitesh po përballem me këto cështje dhe jam i hapur ndaj hetimve.
Gjatë kontrollit dje nuk ishte nevoja të merrja një avokat sepse ata që ka një familje normal i gjetën aty. Cdo të premte paraqitem para hetuese për një procedurë, për çështjen e sterelizimit. Ende pres të kuptoj se kush është faji që kam bërë. Ende nuk ka një provë.
Ata që bënë kontrollin më treguan një vendim gjykate për një person tjetër. Është momenti për të cilën njerëzisht dua tju uoj Vitin e Ri”, tha Beqaj ndër të tjera.
Agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit kanë nisur prej pasdites së djeshme një numër kontrollesh në shtëpitë e ish-ministrit Ilir Beqaj, ato të punonjësve të tij, si dhe në disa kompani farmaceutike me lidhje të tërthorta me familjen Beqaj.
Bëhet fjalë për kompanitë farmaceutike “Delta Pharma”, “Avicena” dhe “Ditë e Natë”, në të cilat agjentët e BKH-së po kërkojnë për prova që lidhen me ish-ministrin Ilir Beqaj. Ky i fundit është marrë ditë më parë zyrtarisht i pandehur.
Dyshimet janë se kompanitë në zotërim të bashkëshortes apo punonjësve të ish-ministrit janë të lidhura me tre kompanitë e mësipërme, të cilat kanë fituar një numër tenderash në shëndetësi.
Lexo edhe: Gruaja e Ilir Beqajt aksionere në një kompani që lidhet me “Delta Pharma”