Tirana
broken clouds
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
78 %
0kmh
75 %
Sht
29 °
Die
31 °
Hën
33 °
Mar
34 °
Mër
31 °
E shtunë, 19 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Beqaj në Kuvend kërkesë demokratëve: Kontrolloni fjalët që keni hequr nga audio-regjistrimi

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

1bc6336fa5ce1dd2e38c8a9b3026e71a

Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj ka folur në Kuvend për audio-regjistrimin e publikuar mbrëmjen e djeshme nga emisioni “Stop”.

Beqaj tha se biseda është zhvilluar më 8 korrik të këtij viti, ndërsa ish-drejtori i Fondit të Sigurimeve në Tropojë është shkarkuar në fillim të këtij muaji. Ministri e konsideroi të llogjikshme akuzën për shkarkim politik, pasi siç tha ai nuk do të priste 4 muaj për të bërë një veprim të tillë.

Ai i kërkoi deputetëve të PD-së që të publikojnë regjistimin e plotë bashkë me fjalët që kanë hequr.

“Ajo bisedë është bërë që në 8 korrik 2016, kontrolloni çfarë fjalësh keni hequr. Përse do prisja katër muaj për këtë gjë? Por besoj se kam dakordësinë tuaj se kur një kryetar paguan për 3 muaj vartësinë e tij kur ai është në Francë, duhet shkarkuar”, tha Beqaj, duke mos komentuar më shumë për rastin.

Lexo edhe: Nis me përplasje seanca plenare, Paloka i vërsulet dhe godet Beqajn, shkak Berisha          

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img