Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Beqaj mbi një orë në SPAK për sterilizimin, policia e Tiranës i gjobit makinën

Shkruar nga Newsbomb

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj edhe sot ka mbërritur në Prokurorinë e Posaçme për t’u marrë në pyetje si person që ka dijeni mbi koncesionin e sterilizimit.

Marrja në pyetje nga prokurorët e SPAK vazhdon dhe deri tani ka kaluar më shumë se një orë.

Por ndërkohë që Beqaj jep sqarime brenda ambienteve të Prokurorisë së Posaçme, në ambientet e jashtme policia e Tiranës nuk i ka kursyer një gjobë për parkim të gabuar të automjetit.

Duket se ish ministri i Shëndetësisë ka parkuar gabim jashtë ambienteve automjetin e tij luksoz.

Beqaj është me masë sigurie 'detyrim paraqitje', në lidhje me këtë koncesion për shpërdorim detyre.

Masat e sigurisë për Beqajn u miratuan nga Gjykata e Posaçme më 16 nëntor, bazuar në kërkesën e prokurorisë. Deri tani nga hetimi i SPAK ai është zyrtari më i lartë nën akuzë për shkeljet e konstatuara me kontratën e partneritetit publik-privat të sterilizimit me vlerë 100 milionë euro, pas arrestimit në gusht të këtij viti të biznesmenit Ilir Rrapaj dhe zëvendësit të tij në Ministrinë e Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj.

[caption id="attachment_765107" align="alignnone" width="300"]Ilir Beqaj ne SPAK Ilir Beqaj ne SPAK[/caption]

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese