Hapësire reklamuese

Rajoni

Beogradi nis kërkesën për ekstradimin e ish-ushtarit të UÇK-së nga Maqedonia e Veriut

Shkruar nga Newsbomb

Serbia ka kërkuar nga Maqedonia e Veriut ekstradimin e ish-ushtarit të UÇK-së, Tomorr Morinës, i cili u arrestua një javë më parë nga policia në kufirin Bllacë-Hani i Elezit.

Ministria e Drejtësisë e Maqedonisë së Veriut ka bërë me dije se këkesa pritet të mbërrijë pas dy ditësh.

Zëvendëskryeministri Bujar Osmani i bëri thirrje Ministrisë së Drejtësisë që ish-ushtari i UÇK-së, Tomorr Morina të lirohej sa më shpejt.

Osmani madje ka kërkuar nga gjykatësja e lëndës që t’i mundësojë takim me ish-ushtarin e UÇK-së që po mbahet në paraburgim në Maqedoni.

Reagime të shumta kanë ardhur nga politikanët e Kosovës, pas arrestimit të Morinës, të cilët kërkonin lirimin e tij.

Morina përveç shtetësisë së Kosovës ka edhe shtetësinë e Britanisë së Madhe e cila gjithashtu, sikurse autoritetet kosovare, ka shprehur interes për lirimin e tij.

Raste të ekzekutimeve të tilla të fletë-arresteve nga ana e Serbisë, bën që gjatë viteve të fundit disa nga personazhet kryesorë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, si Agim Çeku, Ramush Haradinaj dhe snajperisti i UÇK-së, Gafur Dugolli, të arrestoheshin, por pas presionit ndërkombëtar dhe autoriteteve shqiptare, të liroheshin për një kohë të shkurtër.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu