Hapësire reklamuese

Rajoni

Beogradi ndalon miratimin e demarkacionit mes Kosovës dhe Malit të Zi

Shkruar nga Newsbomb

Beogradi arriti që të diktonte edhe njëherë tjetër marrëdhëniet e Kosovës me një shtet të tretë dhe këtë e bëri brenda Kuvendit të fqinjt të saj. Ditën e djeshme u njoftua se deputetët serbë në Kuvendin e Kosovës ishin urdhëruar nga kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiç që të mos votonin për marrëveshjen e përcaktimit të kufirit (demarkacionit) mes Kosovës dhe Malit të Zi, vota e të cilëve ishte thelbësore.

Sot, kryeministri Isa Mustafa në emër të qeverisë ka tërhequr ratifikimin e marrëveshjes. Ai tha se nuk janë rrethanat për ta votuar demarkacionin me Malin e Zi.

"Unë si Kryeministër konsideroj se sot nuk janë rrethanat që sot duhet të votojmë për Demarkacionin me Malin e zi dhe Qeveria e heq nga rendi i ditës votimin për demarkacionin", ka thënë Kryeministri Mustafa.

“Tërheqja e këtij projektligji nuk nënkupton që ne do ta rishikojmë ose rinegociojmë marrëveshjen, por do ta sjellim në kuvend në një kohë më të përshtatshme, ka deklaruar Mustafa.

Opozita kosovare dhe disa deputetë të PDK-së dhe LDK-së janë shprehur kundër miratimit të kësaj marrëveshjeje, ndaj vota e deputetëve serbë ishte me rëndësi të madhe. Beogradi beson se përcaktimi i kufirit mes Kosovës dhe Malit të Zi, forcon shtetësinë e fqinjt të saj jugor. 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu