Beograd – Ministri I Brendshëm i Serbisë Aleksandar Vulin tha të premten se “të marrësh veprime për të future në NATO të quajturin Kosovë nuk do të jetë vetëm një dhunim I procedurave të anëtarësimit në Aleancën Euroatlantike dhe rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit, por edhe një kërcënim I hapur për Serbinë dhe një tjetër formë presioni ndaj Aleksandër Vucic” raporton agjencia Ansamed.
Vulin I referohet pozicioneve të përsëritura të ndërmarra nga liderët në Prishtinë për një fillim të shpejtë të procedurave të anëtarësimit në NATO dhe BE, në dritën e situatës ndërkombëtare të krijuar nga pushtimi I Ukrainës nga Rusia.
Vulin, që në mënyrë të hapir ka një pozicion nacionalist pro-rus, tha se Kosova nuk është një shtet, nuk ka një ushtri dhe prezanton një problem politik për të paktën katër vende të NATO-s (Spanjën, Greqinë, Rumaninë dhe Sllovakinë). Këto vende nuk e njohin pavarësinë e Kosovës.
Serbia gjithashtu nuk e njeh pavarësinë e firmosur në 17 shkurt 2008 në Kosovë, dhe e konsideron pjesë të territorit të vet.
Në 3 mars parlamenti I Kosovës aprovoi një rezolutë të enjten ku I kërkoi qeverisë që të fillonte negociatat për anëtarësim në NATO pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia. “Parlamenti I Kosovës I kërkon qeverisë të ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshëm, në kordinim me partnerët ndërkombëtarë për të plotësuar kërkesën për anëtarësim në NATO, BE, KE dhe organizata të tjera ndërkombëtare” thuhet në rezolutën e miratuar me 94 vota nga 120 deputetë që janë në parlament.